Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Valon ef. Ibrahimi, së bashku me Kryeimamin, dr. Orhan ef. Bislimaj, mirëpritën në takim dr. Shkodran Imeraj, kryetar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan.
Ai shfrytëzoi rastin të uroj kryetarin Ibrahimi me rastin e emërimit të tij në krye të institucionit të BI-së në Prizren dhe i dëshiroi suksese në punë e tij shumë fisnike.
Nga ana e tij, kryetari Ibrahimi, e falënderoi misafirin për vizitën shumë me vlerë dhe e njoftoi për punët dhe angazhimin e KBI-Prizren, për planet e projektet në vitet në vijim.