Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren shpallë:
KONKURS
Për plotësimin e vendeve të punës:
Imam, hatib dhe mualim në xhaminë “Antalja”
Imam, hatib dhe mualim në xhaminë “Mehmet Pasha – Bajrakli”
Imam, hatib dhe mualim në xhaminë “Mehmet Terziu – Terzi Mahallë”
Imam, hatib dhe mualim në xhaminë e fshatit “Therandëz – ish Petrovë”
Kandidatët e interesuar duhet t’i plotësojnë këto kushte:
Të kenë të kryer Medresenë, FSI-në ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit.
T’i përmbahen Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës. rregulloreve, vendimeve dhe udhëzimit administrativ të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit.
Të kenë aftësi komunikuese me xhematin dhe shkathtësi organizative për çështje fetare.
Të jenë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht.
Të mos kenë vërejtje për punën e tyre, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar.
Të jenë të pranueshëm nga këshilli i xhamisë dhe xhemati përkatës.
Të praktikojnë medhhebin hanefij dhe islamin burimor-tradicional të trojeve tona.
Dokumentet e kërkuara:
Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente:
Diploma e Medresesë dhe Fakultetit.
Certifikata e lindjes.
Certifikata shëndetësore.
Certifikata se nuk është nën hetime, i akuzuar apo dënuar.
Dëshmi mbi karakteristikat në punë (nëse paraprakisht ka punuar).
Deklaratë me shkrim se do t’i kryej të gjitha shërbimet fetare sipas rregulloreve në fuqi.
CV-ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesional.
Letërnjoftimi (kopje në të dy anët).
VËREJTJE:
Të gjitha dokumentet të jenë në origjinal apo të noterizuara.
Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në ueb faqen zyrtare të BIRK-ut.
Dokumentet e pakompletuara dhe lë dorëzuara me vonesë nuk do të merren në shqyrtim.