Sot, në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren, qëndroi Kryetari i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, dr. Ajni ef. Sinani, ai uroi Kryetarin e Këshillit, Valon ef. Ibrahimi, gjithashtu i dëshiroi suksese në punë.
Kryetari Ibrahimi, e falënderoi Kryetarin e Kuvendit të BIK-ut për vizitën dhe urimet e tij, njëashtu edhe për mbështetjen e vazhdueshme të BIK-ut për secilin Këshill në teren, e për Prizrenin në veçanti.
Kryetari Ibrahimi shkurtimisht e njoftoi për punët, angazhimin dhe objektivat afatgjate të KBI-Prizren, njëherit premtoi bashkëpunim për të mirën e besimtarëve musliman në Prizren.