Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare për Transfuzionin e Gjakut, në disa xhami të qytetit, në ditët e kaluara, organizuan dhurimin vullnetarë të gjakut.
Vlen të theksohet se Imamët tanë në xhamitë e Prizrenit edhe në vitet e kaluara kanë bërë organizime të ngjajshme.
Duke filluar nga vet nënpunësit dhe xhematet e xhamive, këtë obligim KBI Prizren do ta kryej kur do që t’i kërkohet nevoja, andaj, falënderojmë të gjithë kontribuesit që shpëtojnë jetë në vazhdimsi.