Në mbarim të Ramazanit e në vigjilje të Fitër Bajramit, Xhamia e Qendrës në Zhur, Prizren, mbrëmë më datë 6 prill 2024, organizoi Program dhe iftar.
Nxënësit e Mektebit të xhamisë, me lexim të Kur’anit, këndim të ilahive e me recitale ofruan atmosferë impozante.
Ishte mbresëlënëse shfaqja e dramës, që kishte për tematikë rezistencën e familjes Jashari, kundër okupatorit serb, që pati ndodhur në Ramazan në kohën e syfyrit, janar 1992.
E, Darisi e kishte rolin e Adem Jasharit, me flokë të gjata e plis mbi kokë.
Kryeimami, dr. Orhan ef. Bislimaj, i falënderoi me mirënjohje imamin Dibran ef. Omaj dhe mualimen znj. Shkëndije Gashi për kontributin e madh dhe të vazhdueshëm në edukimin e nxënësve në Mekteb.
Duhet përmendur, se ky Mekteb, e ka zënë vendin e parë në nivel të Kosovës, në garat 2023.
Pas programit, pati iftar të përbashkët!
+9
Të gjitha reagimet:
78