Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Valon ef. Ibrahimi me bashkëpunëtor, dje me datë 19.03.2024, morri pjesë në sofrën e iftarit të shtruar nga Myftinia e Shkodrës.
Kjo sofër bujare, tipike shqiptare, e bashkon Prizrenin e Ulqinin me Shkodrën çdo Ramazan.
Kryetari i BI-së në Prizren, falënderoj Myftiun e Shkodrës, Muhamed ef. Sytari, për pritjen tejet të ngrohtë vëllazërore dhe shpirtërore, ku në mesin e anëtarëve të Këshillit të Myftinisë, ndër tjera kishte edhe personalitete e figura tjera të rëndësishme të qytetit të Shkodrës dhe më gjërë.
Myftiu Sytari shprehu kënaqësinë e takimit në sofrën e iftarit, sofrën islame e shqiptare, me vëllezërit nga Ulqini e Prizreni. Ai potencoi rëndësinë e iftareve të përbashkëta si një arsye për të ngritur edhe më lartë bashkëpunimin dhe vëllaznillëkun mes vete.
Aktivitetet për t’a thelluar edhe më tej binjakizimin e KBI-Prizren, KBI-Ulqin dhe Myftininë e Shkodrës, do të vazhdojnë edhe në të ardhmen!