Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Valon ef. Ibrahimi, për vizitë urimi priti Kryetarin e Partisë GUXO, Dega në Prizren, njëherit edhe Deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, dr. Haxhi Avdyli me bashkëpunëtor.
Ai uroi për zgjedhjen e Kryetarit Ibrahimi, në emër të të gjithe strukturës së subjektit që përfaqëson dhe i dëshiroj suksese në punë, në këtë rast uroi edhe për Muajin e Madhërishëm të Ramazanit për të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit.
Njëashtu shprehi dhe gatishmërinë për vazhimin e bashkëpunimit të shkëlqyer deri më tani.
Nga ana e tij, Kryetari Ibrahimi i falënderoj shumë të pranishmit për urimet e tyre dhe ju premtoi për një bashkëpunim serioz në të ardhmen.