Dje me datë 06 mars 2024, në “Kuvendet e Ndritshme’, ligjërues ishte Imami i xhamisë Mbret, Dardan ef. Gashi, me temën ‘Në pritje të muajit të Ramazanit’.
Ambient tepër vëllazëror!
Aktiviteti ‘Kuvendet e Ndritshme’, u mbajt gjatë giithë periudhës dimërore, në xhaminë ‘Sinan Pasha’, çdo javë, ditën e martë, pas jacisë, me ligjërues nga imamët e Prizrenit.
Për shkak se ishte dersi i fundit për këtë sezonë, i pranishëm ishte edhe Kryeimami i KBI Prizren, dr. Orhan ef. Bislimaj, i cili përshëndeti xhematin e pranishëm dhe falënderoi ata për prezencën e tyre të vazhdueshme në Kuvende të Ndritshme.
Ai u premtoi besimtarëve musliman se asnjëherë nuk do te ndalemi duke punuar dhe angazhuar për të e ngritë vetëdijen fetare e atdhetare tek të rinjët tanë.