Sot në Prishtinë filloi implementimi i marrëveshjes mes Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Qendrës Kulturore “Yunus Emre” për realizimin e digjitalizimit e dorëshkrimeve orientale me grafi arabe që ruhen në Bibliotekën e Bashkësisë Islame të Kosovës. Ky është një lajm i mire për Kosovën e sidomos për trashëgiminë kulturore islame te ne, ngase me këtë projekt po ruajmë dhe po bartim trashëgiminë tone te brezat dhe gjeneratat e reja, një thesar që të parët tanë e krijuan dhe e dhe na e kanë lënë pasuri të çmuar. Digjitalizimi i kësaj pasurie është shërbimi me i mire që mund ta bëjnë këtij thesari.
Myftiu Tërnava me bashkëpunëtor me rastin e fillimit të realizmit te projektit te digjitalizimit të dorëshkrimeve sot qëndroi në i bibliotekën dhe nga afër përcolli rrjedhën e punimeve të digjitalizimit.
Digjitalizimi i dorëshkrimeve orientale te ne behet nën kujdesin e Dr. Nevzat Kaya ish- drejtor i bibliotekës “Sylejmaniye” në Stamboll, biblioteka që ka mbi 74 mijë dorëshkrime dhe libra të botuara, ndërsa ka tri vite që po merren me projektin, dhe tash për herë të parë pas Shqipërisë, Kroacisë, Bosnjës, Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, po e nisin zbatimin e tij edhe në Kosovë.
“Ne jemi duke punuar që tre vite mbi këtë projekt dhe ky projekt synon që këtë memorie ka bart edhe në të ardhmen. Lloji i letrës që është përdorur në këto dorëshkrime nuk është lloj i letrës që ne i njohim zakonisht. Letra pas prodhimit shkon në duar e presonit i cili e kalit letrën, dhe mandej zbukurohet dhe mbështjellët me një shtresë e cila është një lloj gelli, dhe kjo mbështjellje ia zgjatë jetëgjatësinë e letrës”, thotë Kaya.
Prof. Dr. Cihan Okuyucu, nga Faculty of Humanities and Social Sciences thotë se e rëndësishme është që materialet që janë duke i digjitalizuar në të ardhmen do t’iu ofrojmë mundësi edhe studiueseve vendas që të merren me studimin e këtyre veprave. “Edhe gjendja fizike e veprës, sa është e ruajtur mirë, në çfarë lloj letre është shkruar, çfarë stili i kaligrafisë është përdorur, dekorimi ka, të gjitha këto janë faktorë që ndikojnë në vlerën e veprës dorëshkrimore. Digjitalizimi i këtyre materialeve iu mundëson studiuesve që të kenë më lehtë qasje në këto materiale dhe të bëjnë studimin më mënyrë më të lehtë.
burimi: bislame.net