Kryetari i KBI në Prizren, morri pjesë në sofrën e iftarit të shtruar nga Myftiu i Shkodrës

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Mr. Besim ef. Berisha me bashkëpunëtorë, dje me datë 07.05.2021 (e premte), morri pjesë në sofrën e iftarit të shtruar nga Myftiu i Shkodrës, Muhamed ef. Sytari.
Kjo sofër bujare, e bashkon Prizrenin e Shkodrën çdo Ramazan. Kësaj radhe për shkak të kushteve dhe rrethanave pandemike ishte më e ngushtë dhe mē e përzemërt.
Kryetari i BI-së në Prizren, falënderoj Myftiun e Shkodrën për pritjen tejet të ngrohtë vëllazërore dhe shpirtërore, ku në mesin e anëtarëve të Këshillit të Myftinisë, ndër tjera kishte edhe personalitete e figura tjera të rëndësishme të qytetit!
Myftiu Sytari shprehu kënaqësinë e takimit, pas një pauze të detyruar vitin e kaluar, përsëri në sofrën e iftarit me Kryetarin Berisha dhe miqt tjerë.
Aktivitetet për t’a thelluar edhe më tej binjakizimin e KBI-Prizren dhe Myftinisë Shkodër, do të vazhdojnë edhe në të ardhmen!

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 8 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës