Kryetari i BI-së në Prizren, priti në takim, Kryetarin e Departmentit për Edukim dhe Udhëzime me Jashtë Vendit, pranë Kryesisë për Çështje Fetare të Republikës së Turqisë, z. Dursun Ali Coşkun

Kryetari i BI-së në Prizren, priti në takim, Kryetarin e Departmentit për Edukim dhe Udhëzime me Jashtë Vendit, pranë Kryesisë për Çështje Fetare të Republikës së Turqisë, z. Dursun Ali Coşkun, Drejtorin e Medresesë, pranë Ministrisë së Arsimit, “Imam-Hatip Ndërkombëtarë Kaptan Ahmet Erdoğan” në Stamboll, z. Hasan Bilici dhe z. Abdurrahman Denirel, ndihmës Ekspert pranë Vakfit të Diyanetit.

Mysafirët u informuan për mbarvajtjen e jetës fetare në Prizren, për përgaditjet rreth muajit të bekuar të Ramazanit dhe çështje tjera sociale e kulturore.

Kryetari Berisha, në emër të besimtarëve musliman të Prizrenit, i falënderoi mysafirët dhe përmes tyre Bashkësinë Islame të Turqisë për përkrahjen e vazhdueshme për popullin tonë.

Mysafirët shprehën gadishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen dhe pritje në vizita edukativo-kulturore në Republikën e Turqisë.

 

 

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 19 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës