KBI-Prizren mbajti mbledhje me muezinët e qytetit të Prizrenit

KBI-Prizren mbajti mbledhje me muezinët e qytetit të Prizrenit, në dy takime të ndara.
Kryetari mr. Besim ef. Berisha e kryeimami dr. Orhan ef. Bislimaj evokuan sfidat e vështirësitë, fetare e ekonomike që prodhoi pandemia Covid-19, duke filluar nga muaji mars 2020. Po ashtu, folën edhe për përmbylljen e vitit kalendarik 2020, zhvillimin e mësim-besimit, anëtarësinë, etj.
Gjatë mbledhjes i diskutuan edhe çështjet që kanë të bëjnë me efikasitetin në punë, përfshirë mirëmbajtjen e xhamive, thirrjen e ezanit, pastërtinë, shërbimet fetare, komunikimin me xhemat, etj.
Edhe muezinët nga ana e tyre, ngritën çështje për diskutim.
Mbledhja u mbajt në selinë e Këshillit. Si gjithmonë, frymë vëllazërore dhe vullnet për punë!

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 12 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës