Të nderuar qytetarë të komunës së Prizrenit!

Jemi njerëz dhe të gjithë ne, një ditë do të kemi raste të vdekjeve, qoftë në familje, farefis, miqësi, kojshi, etj. Këto sprova duhet t'i tejkalojmë sa më lehtë, sa më bukur dhe sipas parimeve islame.

Bashkësia Islame, imami i xhamisë, është bashkë me ju, në momente të gëzimit apo pikëllimit. Këtë rol, e ka pasur përgjithmonë.

Sikundër kësaj, jemi të shqetësuar, me disa persona e biznese private, të cilat, në emër të shërbimeve të varrimit, po u marrin qytetarëve shuma marramendëse, në gjendjen e tyre emocionale. Ata, po e rëndojnë akoma më shumë dhimbjen e vëllezërve tanë, sepse e kanë synim pasurimin. Kësaj gjendje, bashkërisht duhet t'i themi ndal!

Çdo shërbim, vetëm në Bashkësi Islame!

Bashkësia islame, është këtu, në shërbimin tuaj, për gjithçka! Ky është misioni i saj. Edhe pa mbulesë, e ka për obligim, që t'i kryejë rastet e varrimit. Të tjerët, nuk e kanë këtë dert. Allahu na ka porositur, që t'i udhëzojmë njerëzit, drejt asaj që është e dobishme për të gjithë. Varrimi i muslimanëve është punë feje, andaj duhet të shkojë vetëm përmes Bashkësisë Islame, e jo përmes të tjerëve, që e kanë bërë biznes këtë punë. Ajo, e  ka sektorin e veçantë, i cili, bashkë me imamin e xhamisë, e kryen varrimin e besimtarëve të vdekur, sipas traditave tona, prej fillimi e deri në fund. Nuk kemi asnjë nevojë që të shkojmë nëpër dyqane private, për të blerë pajisje për varrim!

Mjafton, një lajmërim!

Puna e parë, menjëherë pas çastit të vdekjes, është kontaktimi me imamin e xhamisë ose Bashkësinë Islame. Mjafton vetëm ky lajmërim dhe, sektori përkatës, e organizon varrimin, në mënyrë profesionale dhe dinjitoze, duke ofruar:

Shërbimet fetare:

• Imami e udhëheqë varrimin, përfshirë: qëndrimin në familje; përcjelljen për në varreza; faljen e namazit të xhenazës; leximin e pjesëve të Kur'anit; duanë për të vdekurin; talkinin, etj.;
• Gasallët e veçantë e bëjnë larjen e të vdekurit, sipas dispozitave islame;

Shërbimet logjistike:

• Fletëlajmërimet për të vdekurin;

• Transport në të gjitha relacionet;

• Qefin profesional;

• Tabut;

• Gasallhane - vend special për larjen e të vdekurit;                              

• Dërrasa, etj.

Shërbime efikase, çmime simbolike!

Bashkësia Islame është e pa zëvendësueshme, e hijeshon varrimin, e lehtëson dhimbjen.

Paguesit e rregullt të anëtarësisë, përfitojnë zbritje solide nga shuma e përgjithshme e shërbimit!

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 7 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës