Dhurata për zyrtarët

Islami ndalon të gjitha format dhe të gjithë emrat e mundshëm të mitës. Trajtimi i mitës si “dhuratë” nuk e shndërron prej sferës së haramit në atë të hallallit.

Në një hadith thuhet:

“Kur e angazhojmë ndonjërin në ndonjë punë, kujdesemi edhe për furnizimin e tij, dhe çdo gjë që pranon pos kësaj, konsiderohet fitim ilegal.”1

Kur i është dhuruar Umer ibn Abdulazizit një dhuratë gjatë halifatit të tij, ai e ka refuzuar, dhe kur i është thënë se Pejgamberi a.s. e ka pranuar dhuratën, ai ka reaguar: “Për të ka qenë dhuratë e për ne ryshfet!”

Pejgamberi a.s. dërgoi një njeri për ta mbledhur zekatin e fisit Ezd dhe kur u kthye te Pejgamberi, mori diçka prej zekatit të mbledhur dhe tha: “Kjo është për ju, e kjo tjetra është dhuratë imja!” Në atë rast, Pejgamberi a.s. u hidhërua dhe tha:

“Nëse ke të drejtë, a do të të arrinin këto dhurata sikur të qëndroje në shtëpinë e babait tënd dhe të nënës tënde!”

Pastaj vazhdoi e tha: “Ç’është me mua? E caktoj njërin prej jush e më thotë: Kjo është e juaja e kjo është dhuratë imja? Sikur të ishte në shtëpinë e babait të vet, a do të merrte dhuratë? Betohem në Atë që ka shpirtin tim në dorën e Vet, askush prej jush nuk mund të marrë diçka të padrejtë e t’i dalë Zotit me të Ditën e Kijametit. Le të mos dalë askush prej jush Ditën e Kijametit duke mbajtur deve që ulëron, lopë që pëllet ose dele që blegëron!” Pastaj i ngriti duart e u lut: “O Zot, a e transmetova mesazhin!”1

Imam Gazaliu thotë: “Në bazë të këtyre qortimeve, gjykatësi, guvernatori ose ndokush tjetër që është autoritar, duhet të imagjinojë se është në shtëpinë e babait dhe të nënës së vet. Në qoftë se mendon se do të pranojë dhuratë edhe pas braktisjes së punës, atëherë mund ta pranojë dhuratën e ofruar. Në qoftë se mendon se nuk mund ta pranojë në shtëpinë e prindërve të vet por i dhurohet vetëm për shkak të postit, atëherë nuk duhet ta pranojë. Nëse e ka vështirë të vendosë, si p.sh. për dhuratat e shokëve të vet, të cilët mund t’i dhurojnë dhuratë edhe kur nuk është në post, atëherë bie në një pozitë të dyshimtë dhe i preferohet që të mos e pranojë dhuratën e tyre.”2

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Recensor

Dr. Ismail Ahmedi

Redaktor gjuhësor - korrektor

Fatmire Ajdini - Hoxha

Përgatitja kompjuterike

Urim R. Poshka

P.H. "Logos-A"

II Mak. brigada TC "Treska" X/7

91000 Skopje - R. Macedonia

Tel./Fax: (091) 611-508

Shtypi "Focus" - Shkup

Spored misleweto na Ministerstvoto za kultura br. 08/1-6892/2 od 9.12.1997, za knigata Dozvolenoto i nedozvolenoto vo Islamot se pla}a povlastena dano~na stapka.

Sipas mendimit të Ministrisë për Kulturë nr. 08/1-6892/2 të datës 9.12.1997, për librin Hallalli dhe harami në Islam bëhet pagesa e lehtësuar tatimore.

 

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 9 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës