Ryshfeti për largimin e shtypjes (zullumit)

Atij që i është humbur e drejta dhe s’ka mënyrë tjetër për ta fituar përveç me ryshfet ose është dëmtuar dhe s’mund të kompensojë dëmin përveç me ryshfet, i preferohet që të durojë derisa Zoti t’ia ofrojë mënyrën më të përshtatshme për mënjanimin e dëmit dhe rifitimin e të drejtës.

Në qoftë se obligohet të përdorë ryshfetin, atëherë mëkati i takon ryshfetmarrësit e jo atij që jep, ngase ky është rezultat i dështimit të të gjitha formave tjera dhe shpëton nga dëmi ose përfiton të drejtën (e të humbur) pa i sulmuar të drejtat e të tjerëve.                     Disa dijetarë argumentojnë me hadithet e transmetuara rreth atyre që insistonin të merrnin sadaka prej Pejgamberit a.s. edhe pse nuk u takonte e ai ua jepte.Umeri r.a. transmeton se ai (a.s.) ka thënë:

1 Transmetim unanim.

2 Ihjau ulûmid-dîn, libri El-halâlu vel-harâm, f. 137.

“Ndonjëri prej jush del prej meje me sadaka nën sqetull, e cila është zjarr për të (për marrësin)”. Kur Umeri i thotë: “O Pejgamberi Zotit, pse i jep kur e di se është zjarr për të!”, e ai i përgjigjet: “Ç’të bëj, insistojnë lypjen prej meje, e Zoti i Madhëruar nuk ma lejon koprracinë.”1Kur insistimi e obligonte Pejgamberin a.s. t’i japë lypësit edhe pse edinte se ajo dhënie ishte zjarr për të, atëherë si të veprohet në rastine presionit nga nevoja për shpëtimin nga dëmi ose për rikthimin e tëdrejtës së humbur?!

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Recensor

Dr. Ismail Ahmedi

Redaktor gjuhësor - korrektor

Fatmire Ajdini - Hoxha

Përgatitja kompjuterike

Urim R. Poshka

P.H. "Logos-A"

II Mak. brigada TC "Treska" X/7

91000 Skopje - R. Macedonia

Tel./Fax: (091) 611-508

Shtypi "Focus" - Shkup

Spored misleweto na Ministerstvoto za kultura br. 08/1-6892/2 od 9.12.1997, za knigata Dozvolenoto i nedozvolenoto vo Islamot se pla}a povlastena dano~na stapka.

Sipas mendimit të Ministrisë për Kulturë nr. 08/1-6892/2 të datës 9.12.1997, për librin Hallalli dhe harami në Islam bëhet pagesa e lehtësuar tatimore.

 

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 18 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës