Harxhimi i tepërt ndalohet

Përveç pasurisë së të tjerëve që është e shenjtë dhe që ndalohet të sulmohet haptazi ose fshehurazi, ekziston shenjtëria edhe në vetë pasurinë e njeriut, të cilit i ndalohet ta humbë, të bëjë harxhim të tepërt ose ta zhdukë duke e shkapërderdhur djathtas e majtas.

Edhe ummeti ka të drejtë në pasurinë e personave dhe ai është pronar i çdo pronari, kështu që ka të drejtë ta pengojë atë që harxhon tepër. Në këtë kontekst, Kur’ani thotë:                                 
“Mendjelehtëve (të papjekurve) mos u jepni pasurinë tuaj që All-llahu e bëri për ju mëkëmbje, e ata ushqeni nga ajo, veshni dhe u thoni fjalë të mira.” (Nisâ, 5)

Këtu Zoti i drejtohet popullit dhe i thotë: “Mendjelehtëve (të papjekurve) mos u jepni pasurinë tuaj”, edhe pse pasuria është pronë e tyre, në realitet, pasuria e çdo personi është pasuri e tërë popullit.  

Islami është fe e drejtësisë dhe e modestisë, ummeti islam është ummet modest dhe muslimani është moderativ në çdo gjë, dhe ky (1 Transmetim i Ebu Ja’liut me sened të mire, i Ahmedit. Transmetimet e këtij hadithi janë autentike.) është shkaku që Zoti ua ndalon besimtarëve harxhimin e tepërt ashtu siç ua ndalon edhe dorështërngimin. Zoti i Madhëruar thotë:

“O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz e lutje, hani dhe pini e mos e teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin).” (El-A'râf, 31)

Teprimi nënkupton harxhimin në atë që e ka ndaluar Zoti, si p.sh. në alkool, drogë, enë ari, enë argjendi etj., edhe atë pa marrë parasysh se a harxhohet pak apo shumë.

Teprimi gjithashtu nënkupton harxhimin e tepërt për vetveten e për të tjerët. Pejgamberi a.s. ndalon shkapërderdhjen e pasurisë.1

Teprimi nuk lejohet edhe në harxhimin për gjërat e panevojshme e të mbetet njeriu pa asgjë në rast nevoje.

Në komentimin e ajetit: “Të pyesin ty edhe se ç’do të japin”. Thuaj: “Tepricën!”, imam Raziu thotë se Zoti i Madhëruar i mësonnjerëzit si të japin dhe i thotë Pejgamberit r.a.:

“Dhe jepi çdo të afërmi të drejtën që i takon, edhe të varfërit, edhe atij në kurbet, por mos shpenzo tepër e pa rrugë. Ata që shpenzojnë tepër (mastrafaxhinjtë) janë vëllezër të djajve, e djalli është përbuzës i madh i Zotit të tij!” (Isrâ, 26, 27)

Zoti i Madhëruar përsëri thotë:

“Dhe mos e bën dorën tënde të lidhur për qafe (mos u bëj koprrac), e as mos e shtrijë në tërësi e të mbetesh i qortuar dhe duarthatë (nga shpenzimi i tepërt!” (Isrâ, 29) Zoti i Madhëruar gjithashtu thotë: “Edhe ata që kur shpenzojnë nuk e teprojnë e as nuk janë dorështërnguar, por mbajnë mesataren e janë të matur.” (Furkân, 67)

Pejgamberi a.s. thotë:

“Nëse ndokush prej jush ka diçka, le të fillojë prej vetvetes, pastaj le të dalë te ata që i mirëmban e kështu me radhë.”2

Pejgamberi a.s. gjithashtu thotë:

“Sadakaja më e mirë është ajo që të lë të vetëmjaftueshëm.”1

Transmetohet se Xhabir Ibn Abdull-llahu ka thënë:

“Ishim duke ndjenjur te Pejgamberi a.s. dhe ja, erdhi një njeri me një copë ari që kishte formën e një veze dhe iu drejtua Pejgamberit a.s.: “O Pejgamber i Zotit, merre sadaka! Betohem në Zotin se s’posedoj gjë përveç kësaj!” Pejgamberi a.s. refuzoi t’ia marrë, mirëpo ai e ndiqte ngado që të kthehej dhe pastaj i hidhëruar i tha: “Ma jep!” dhe pasi e mori ia gjuajti aq shumë saqë sikur ta godiste, do ta plagoste, dhe në atë rast tha: “Ndokush prej jush më sjell pasurinë që e ka e pastaj ulet dhe kërkon lëmoshë prej njerëzve. Sadakaja është ajo që të le të vetëmjaftueshëm! Merre ngase s’kemi nevojë për të!”2

Nga Pejgamberi transmetohet se zakonisht i siguronte familjes së vet ushqim njëvjetor!3

Të urtit thonë: “Virtyti është ndërmjet shtërngimit e teprimit; teprimi i shumtë është shkapërderdhje kurse shtërngimi i tepërt koprraci, kurse mesatarja është virtyt.”

Kjo ishte domethënia e fjalës së Zotit: “Thuaj: “Tepricën!”, ndërsa “mesatarja” është bazë e sheriatit të Muhammedit a.s.

Parimi i ligjit të hebrenjve është ashpërsia ekstreme, i ligjit të të krishterëve, shthurja ekstreme kurse ai i Muhammedit a.s., mesatarja në çdo gjë, dhe për këtë shkak është edhe më i plotë se sistemet tjera!1

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Recensor

Dr. Ismail Ahmedi

Redaktor gjuhësor - korrektor

Fatmire Ajdini - Hoxha

Përgatitja kompjuterike

Urim R. Poshka

P.H. "Logos-A"

II Mak. brigada TC "Treska" X/7

91000 Skopje - R. Macedonia

Tel./Fax: (091) 611-508

Shtypi "Focus" - Shkup

Spored misleweto na Ministerstvoto za kultura br. 08/1-6892/2 od 9.12.1997, za knigata Dozvolenoto i nedozvolenoto vo Islamot se pla}a povlastena dano~na stapka.

Sipas mendimit të Ministrisë për Kulturë nr. 08/1-6892/2 të datës 9.12.1997, për librin Hallalli dhe harami në Islam bëhet pagesa e lehtësuar tatimore.

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 17 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës