Trajtim i posaçëm ndaj ithtarëve të Librit (ehlul Kitâb)

Edhe pse Islami nuk ndalon mirësjelljen ndaj jomuslimanëve në përgjithësi, qofshin edhe idhujtarë, siç janë për shembull idhujtarët arabianë për të cilët zbritën edhe dy ajetet e lartpërmendura, ai ka trajtim të posaçëm ndaj ithtarëve të Librit, gjegjësisht ndaj hebrenjve e të krishterëve, qofshin brenda ose jashtë territorit islam.

Islami i thirrë “O ithtarë të Librit!” dhe “O ju që u është zbritur Libri!” me qëllim që të tregojë se në esencë ata janë ithtarë të fesë qiellore, se midis tyre e muslimanëve ka afërsi e lidhje të ngushta në bazë të parimeve të një feje, e cila u është shpallur të gjithë pejgamberëve:

“Ai u caktoi juve për fe atë që i pat caktuar Nûhut dhe atë që Ne ta shpallëm ty dhe atë me çka e patëm porositur Ibrâhimin, Musain dhe Isain. (I porositëm) të praktikoni fenë e drejtë e të mos përçaheni në të!” (Esh- Shûrâ, 13)

Muslimanët obligohen që të besojnë në të gjitha librat e Zotit, në të gjithë pejgamberët, sepse ndryshe nuk mund ta realizojnë besimin e tyre:  

“Ju (besimtarë) thuani: “Ne i besuam All-llahut, asaj që na u shpall neve, asaj që iu shpall Ibrâhimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe pasardhësve (të Jakupit që ishin të ndarë në dymbëdhjetë kabile), asaj që i është dhënë Musait, Isait dhe asaj që u është dhënë nga Zoti i tyre pejgamberëve. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin prej tyre dhe ne vetëm Atij i jemi bindur!” (El-Bekare, 136)

Nëse ithtarët e Librit e lexojnë Kur’anin, do të vërejnë se ai i lavdëron librat, mesazhet dhe pejgamberët e tyre!

Nëse muslimanët zhvillojnë dialog me ithtarët e Librit, duhet të largohen nga çdo gjë që shkakton hidhërim e armiqësi:

“Ithtarët e Librit mos i polemizoni ndryshe (kur i thirrni në fenë tuaj) vetëm ashtu si është më së miri, përveç atyre që janë mizorë dhe thuajuni: “Ne i besuam asaj që na zbriti neve dhe që ju zbriti juve dhe se Zoti ynë dhe Zoti juaj është një, dhe se ne i jemi dorëzuar Atij!” (Ankebût, 46)

Më parë vërejtëm se Islami lejon ngrënien e ushqimit të tyre dhe ndarjen e mishit të cilin ata e kanë prerë, ashtu siç lejon martesën me femrat e tyre, kur dihet se martesa nënkupton qetësi, dashuri e mëshirë. Në këtë kontekst, Zoti i Madhëruar thotë:

“Ushqimet (të therurat) e ithtarëve të Librit janë të lejuara (hallall) për ju, edhe ushqimet (të therurat) tuaja janë të lejuara për ta (u janë lejuar). Gratë e ndershme besimtare, dhe (gratë) e ndershme nga ata të cilëve u është dhënë Libri para jush.” (Mâide, 5)

Kjo në përgjithësi ka të bëjë me ithtarët e Librit, e të krishterët në veçanti, Islami i afron afër zemrave të muslimanëve:  

“Do të vëresh se më të afërmit si miq për besimtarët janë ata që thanë: “Ne jemi nesârâ-të krishterë”. Këtë ngase prej tyre (të krishterëve) ka dijetarë (ulema) dhe të devotshëm, dhe se ata nuk janë kryeneqë.” (Mâide, 82)

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Recensor

Dr. Ismail Ahmedi

Redaktor gjuhësor - korrektor

Fatmire Ajdini - Hoxha

Përgatitja kompjuterike

Urim R. Poshka

P.H. "Logos-A"

II Mak. brigada TC "Treska" X/7

91000 Skopje - R. Macedonia

Tel./Fax: (091) 611-508

Shtypi "Focus" - Shkup

Spored misleweto na Ministerstvoto za kultura br. 08/1-6892/2 od 9.12.1997, za knigata Dozvolenoto i nedozvolenoto vo Islamot se pla}a povlastena dano~na stapka.

Sipas mendimit të Ministrisë për Kulturë nr. 08/1-6892/2 të datës 9.12.1997, për librin Hallalli dhe harami në Islam bëhet pagesa e lehtësuar tatimore.

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 15 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës