Banorët jomuslimanë në shtetin islam (ehludh-dhimme)

Të gjitha këshillat e lartpërmendura i përmbledhin të gjithë ithtarët e Librit kudo që janë, me përjashtim të rezidentëve në shtetin islam, që kanë trajtim të posaçëm dhe të cilët në terminologjinë e muslimanëve njihen me emrin ehludh-dhimme. Dhimme nënkupton mbrojtjen e tyre ngase gëzojnë kontratën nga Zoti, nga Pejgamberi a.s. dhe nga bashkësia islame se do të jetojnë të sigurt e të qetë në shetin islam.

Sipas terminologjisë bashkëkohore, këta janë shtetas të shtetit islam. Të gjithë muslimanët, prej periudhave në të hershme e deri më sot, janë të mendimit unanim se atyre u takon ajo që u takon muslimanëve dhe se të gjithë kanë përgjegjësi të barabartë, përveç çështjeve të fesë e besimit, ngase në këtë lëmë Islami u garanton liri të plotë fetare.

Porosia e Pejgamberit për kujdesin ndaj rezidentëve jomuslimanë ishte rigoroze dhe i kërcënohej me dënim nga Zoti çdonjërit që largohej nga porositë e tilla.

Në hadithet vijuese thuhet:

“Kush dëmton rezidentin jomusliman (dhimmiun) më dëmton mua, dhe kush më dëmton mua dëmton edhe Zotin!”1

“Unë jam armik i atij që dëmton rezidentin jomusliman, e nëse jam armik i ndokujt, do ta sulmoj Ditën e gjykimit.”2

“Kush dëmton aleatin, ia merr të drejtën ose e obligon më tepër se sa ka mundësi, apo merr diçka pa lejen e tij, do ta sulmoj Ditën e gjykimit.”3

Pasardhësit e Pejgamberit a.s. kishin kujdes ndaj mbrojtjes së të drejtave dhe shenjtërive të shtetasve jomuslimanë. Edhe pse juristët kishin medhhebe të ndryshme, përsëri i shohim unanimë në respektimin e të drejtave dhe shenjtërive të tyre.

Juristi malikit Shihabuddin Kurâfî thotë: “Përgjegjësia ndaj të drejtave të rezidentëve jomuslimanë është jona ngase jetojnë afër nesh, nën përgjegjësinë tonë dhe nën mbrojtjen tonë, nën mbrojtjen e Zotit të Madhëruar, nën mbrojtjen e Pejgamberit a.s. dhe nën mbrojtjen e Islamit. Kush i sulmon ose i ofendon me ndonjë fjalë të keqe, ose ofendon nderin e tyre me thashetheme apo i ofendon në ndonjë mënyrë tjetër, do ta humb garancinë e Zotit, garancinë e Pejgamberit a.s. dhe garancinë e Fesë islame.”4

Juristi ekzoterist Ibn Hazmi thotë: “Në qoftë se vijnë kundërshtarët t’i luftojnë rezidentët tanë jomuslimanë, obligohemi të dalim e të luftojmë me armë e t’i mbrojmë deri në vdekje ngase ata janë nën garancinë e Zotit të Madhëruar dhe të Pejgamberit të Tij. Në qoftë se i dorëzojmë pa kurrfarë rezistence, zhvlerësojnë kontratën e garancisë.”1

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Recensor

Dr. Ismail Ahmedi

Redaktor gjuhësor - korrektor

Fatmire Ajdini - Hoxha

Përgatitja kompjuterike

Urim R. Poshka

P.H. "Logos-A"

II Mak. brigada TC "Treska" X/7

91000 Skopje - R. Macedonia

Tel./Fax: (091) 611-508

Shtypi "Focus" - Shkup

Spored misleweto na Ministerstvoto za kultura br. 08/1-6892/2 od 9.12.1997, za knigata Dozvolenoto i nedozvolenoto vo Islamot se pla}a povlastena dano~na stapka.

Sipas mendimit të Ministrisë për Kulturë nr. 08/1-6892/2 të datës 9.12.1997, për librin Hallalli dhe harami në Islam bëhet pagesa e lehtësuar tatimore.

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 15 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës