Nocioni i shoqërimit të jomuslimanëve

Në mendjet dhe në gjuhët e disa njerëzve qarkullon pyetja: “Si mund të realizohet mirësjellja, respekti e shoqërimi me jomuslimanët kur në Kur’an theksohet largimi nga pabesimtarët dhe mospranimi i tyre si prijës:

“O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtet All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar. E ata që në zemrat e tyre kanë sëmundje, i sheh se vrapojnë te ta (për miqësi) duke thënë: “Po frikësohemi se mos po na sillet ndonjë e keqe!” (Mâide, 51-52)

Ne përgjigjemi se këto ajete nuk janë të pakushtëzuara dhe nuk përfshijnë çdo hebre, të krishter ose pabesimtar. Sikur të kuptohej kështu, atëherë do të binte në kundërshtim me tekstet tjera të cilat urdhërojnë mirësjelljen ndaj mirësjellësve të çdo feje e të cilat lejojnë martesën me femrat, ithtare të Librit. Në këtë kontekst, Zoti i Madhëruar thotë:

“Dhe nga faktet e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë) ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe midis jush krijoi dashuri e mëshirë.” (Er- Rrûm, 21)

“Ndërsa do të vëresh se më të afërmit si miq për besimtarët janë ata që thanë: “Ne jemi nesârâ-të krishterë”. (Mâide, 82)

Ajetet e lartpërmendura kanë të bëjnë me ata që e sulmojnë Islamin e që i luftojnë muslimanët; dhe në këto raste, muslimanit nuk i lejohet t’u ndihmojë, t’i shoqërojë, t’ua zbulojë fshehtësirat ose të bëhet aleat me ta në dëm të shoqërisë e popullit të vet. Këtë e qartësojnë edhe ajetet vijuese kur’anore:

“O ju që besuat, mos i zini për miq të ngushtë të tjerët jashtë mesit tuaj, ata nuk pushojnë së vepruari në dëm tuajin, u dëshirojnë çka ju mundon juve. Urrejtja kundër jush duket nga gojët e tyre, por ajo që fshehin në gjokset e tyre është edhe më e madhe. Ne pra, ua kemi sqaruar faktet nëse ju i kuptoni. Ja, ju (muslimanë) jeni që i doni ata, e ata nuk ju duan juve.” (Âli Imrân, 118- 119)

Ky ajet na i tregon cilësitë e tyre dhe se ata fshehin armiqësinë e urrejtjen ndaj muslimanëve në zemrat e tyre, kurse ndikimi i tyre vërehet në gojët e tyre.

Zoti i Madhëruar thotë:

“Nuk gjen në popull që e beson All-llahun dhe Ditën e gjykimit, e ta dojë atë që kundërshton All-llahun dhe Të dërguarin e Tij, edhe sikur të jenë ata (kundërshtarët) prindërit e tyre, fëmijët e tyre, vëllezërit e tyre ose farefisi i tyre.” (Muxhâdele, 22)

Kundërshtimi i All-llahut dhe i Pejgamberit të Tij nuk nënkupton vetëm pabesimin por edhe armiqësinë kundër Islamit e muslimanëve.

Zoti i Madhëruar thotë:

“O ju që besuat, nëse keni dalur (prej vendlindjes) për hir të luftës në rrugën Time, duke kërkuar kënaqësinë Time ndaj jush, mos e zini mik armikun Tim dhe armikun tuaj, duke shprehur ndaj tyre dashuri, kur dihet se ata mohuan të vërtetën që u erdhi juve. Ata dëbojnë Të dërguarin dhe juve, sepse i besoni All-llahut, Zotit tuaj.” (Mumtehine, 1)

Ky ajet ka të bëjë me idhujtarët e Mekkes, të cilën e kundërshtonin Zotin e Pejgamberin a.s. dhe i dëbuan muslimanët prej shtëpive të tyre pa kurrfarë të drejte vetëm pse thonin: “Zoti ynë është Allllahu.” Në asçfarë mënyre nuk lejohet shoqërimi me të këtillët.

Ajeti nuk i këput shpresat në tërësi nga gjendja e tillë por ua bën me dije muslimanëve se gjendja mund të ndryshojë e t’i pastrojë zemrat. Në të njëjtën sure, pas disa ajeteve, thuhet:

“Pritet që All-llahu të vendosë miqësi ndërmjet jush dhe atyre që kishit armiqësi, All-llahu është i fuqishëm, All-llahu falë mëkatet, është mëshirues.” (Mumtehine, 7)

Kjo vërejtje kur’anore mjafton që të zbutet armiqësia kategorike. Në një hadith gjithashtu thuhet:

“Urreje armikun tënd me masë, se ndoshta një ditë bëhet shok yti.”1

Konfirmohet ndalimi i shoqërimit të armiqve të fuqishëm ngase te ata shkojnë hipokritët e zemërsëmurit për të kërkuar ndihmë prej tyre, me shpresëse do t’u nevojiten në të ardhmen. Në këtë kontekst, Zoti i Madhëruar thotë:

“E ata që në zemrat e tyre kanë sëmundje, i sheh se vrapojnë te ata (për miqësi) duke thënë: “Po frikësohemi se mos po na sillet ndonjë e keqe”. Po, All-llahu do të sjellë fitoren, ose diç tjetër nga ana e Tij, e atëherë do të pendohen për atë që e mbanin fshehtë në shpirtin e tyre.” (Mâide, 52)

“Ti (Muhammed) lajmëroi munafikët se me të vërtetë ata kanë një dënim të dhembshëm. Janë ata që përkundër besimtarëve, i miqësojnë jobesimtarët. Vallë, a mos kërkojnë fuqi te ta? S’ka dyshim, e tërë fuqia i takon All-llahut.” (Nisâ, 138-139)

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Recensor

Dr. Ismail Ahmedi

Redaktor gjuhësor - korrektor

Fatmire Ajdini - Hoxha

Përgatitja kompjuterike

Urim R. Poshka

P.H. "Logos-A"

II Mak. brigada TC "Treska" X/7

91000 Skopje - R. Macedonia

Tel./Fax: (091) 611-508

Shtypi "Focus" - Shkup

Spored misleweto na Ministerstvoto za kultura br. 08/1-6892/2 od 9.12.1997, za knigata Dozvolenoto i nedozvolenoto vo Islamot se pla}a povlastena dano~na stapka.

Sipas mendimit të Ministrisë për Kulturë nr. 08/1-6892/2 të datës 9.12.1997, për librin Hallalli dhe harami në Islam bëhet pagesa e lehtësuar tatimore.

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 15 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës