Mbështetja në jomuslimanët

Nuk është mëkat për muslimanët që të kërkojnë ndihmë prej jomuslimanëve në çështjet që s’kanë të bëjnë me fenë, si p.sh. në medicinë, në industri, në bujqësi etj., edhe pse preferohet që muslimanët të mbështeten në vetveten.

Në biografinë e Pejgamberit vërejmë se ai a.s. e ka angazhuar idhujtarin Abdull-llah ibn Urejkitin që ta udhëheq në emigrim. Dijetarët thonë: “Të qenurit e tij idhujtar nuk nënkupton se në esencë është i pabesueshëm, ngase s’ka gjë më të rrezikshme se udhëzimi jo i drejtë në rrugë, veçanërisht në rrugën e emigrimit për në Medine.”

Përveç kësaj, ata e lejojnë udhëheqësin musliman të kërkojë ndihmë prej jomuslimanëve (posaçërisht prej ithtarëve të Librit) në çështjet ushtarake dhe t’u japë nga plaçkat e luftës ashtu siç u jep edhe muslimanëve.

Zuhriu transmeton se Pejgamberi a.s. në një betejë ka kërkuar ndihmë prej hebrenjve dhe u ka ndarë pjesë prej plaçkave të luftës.

Idhujtari Safvân ibn Umejje ka dalur me Pejgamberin a.s. në Betejën e Hunejnit.”1

Mbështetja kushtëzohet me atë që jomuslimani i tillë të ketë mendim të mirë ndaj muslimanëve, e nëse jo, atëherë ndihma prej tij

1 Transmetim i Se’idit.

ndalohet, ngase prej njeriut të pabesë ndaj muslimanëve dalin vetëm thashetheme dhe shqetësime.1

Muslimanit i lejohet t’i dërgojë ose të marrë dhurata prej jomuslimanit. Mjafton të cekim këtu se Pejgamberi a.s. i pranonte dhuratat e mbretërve jomuslimanë.2

Dijetarët e Hadithit thonë se është i madh numri i haditheve që tregojnë pranimin e dhuratave nga pabesimtarët. Nga gruaja e Pejgamberit, Ummu Seleme transmetohet se Pejgamberi a.s. i ka thënë: “Nexhashiut i kam dhuruar një mantel dhe mëndafsh.”3

Islami e respekton njeriun si njeri, posaçërisht kur bëhet fjalë për ithtarin e Librin, aleatin dhe rezidentin jomusliman. Kur ka kaluar një xhenaze pranë Pejgamberit a.s., ai është ngritur,

dhe kur i është thënë:

“O Pejgamber i Zotit, ajo është kufoma e hebreut!”, ai ka thënë: “A nuk është shpirt?”4

Po, ai është shpirt, dhe çdo shpirt, sipas Islamit, ka shenjtëri e rëndësi.

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Recensor

Dr. Ismail Ahmedi

Redaktor gjuhësor - korrektor

Fatmire Ajdini - Hoxha

Përgatitja kompjuterike

Urim R. Poshka

P.H. "Logos-A"

II Mak. brigada TC "Treska" X/7

91000 Skopje - R. Macedonia

Tel./Fax: (091) 611-508

Shtypi "Focus" - Shkup

Spored misleweto na Ministerstvoto za kultura br. 08/1-6892/2 od 9.12.1997, za knigata Dozvolenoto i nedozvolenoto vo Islamot se pla}a povlastena dano~na stapka.

Sipas mendimit të Ministrisë për Kulturë nr. 08/1-6892/2 të datës 9.12.1997, për librin Hallalli dhe harami në Islam bëhet pagesa e lehtësuar tatimore.

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 15 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës