PËRFUNDIM

Qëllimi ynë në këtë libër ishte që të sqarojmë hallallin dhe haramin (të lejuarën e të ndaluarën) praktik e të dukshëm, kurse aspektet e brendshme, lëvizjet shpirtërore, ndjenjat dhe dëshirat që i lejon apo i ndalon Islami, ose që i ndalon rreptësisht si p.sh. urrejtja, zilia, xhelozia, mendjemadhësia, hipokrizia, dyfytyrësia, koprracia e arroganca etj., nuk ishin tema për të cilat u përpilua ky libër, edhe pse Islami insiston me koncentrim të plotë në luftimin e tyre, ia tërheq vëmendjen Pejgamberit a.s. nga sherri i tyre, i quan disa prej tyre “sëmurje” të popujve që jetuan para nesh, ashtu siç i quan edhe “brisk”, mirëpo jo për prerjen e flokëve, por për prerjen (shkatërrimin) e fesë.

Çdo studiues i Kur’anit dhe i Sunnetit të Pejgamberit a.s. vëren se zemra e shëndoshë është shpëtim i individit e i shoqërisë, në këtë botë dhe në botën tjetër:

“Zoti nuk ndryshon gjendjen e një populli përderisa ai nuk ndryshon veten!” (Ra’d, 11)

“Ditën kur s’ndihmon as pasuria e as fëmijët por vetëm kush i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë. (Esh- Shuarâ, 88)

Në këtë kontekst, Pejgamberi a.s. thotë: “E lejuara është e qartëdhe e ndaluara është e qartë, e midis tyre ka gjëra të dyshimta, prejtë cilave kush largohet, shpëton fenë dhe nderin e vet, e kush ipraktikon, mund të zhytet në të ndaluarën. Çdo mbret ka zonën evet të siguruar, e zona e siguruar e Zotit në tokë është në ndalimet eTij!”

Pastaj lavdëron vlerën e zemrës e cila është gjenerator i aspiratave, i animeve e dëshirave në sjelljet njerëzore:

“Në trupin e njeriut ka një copë mishi, e cila nëse është e shëndoshë, e shëron tërë trupin, e nëse është e prishur, e prishë tërë trupin, e kjo është zemra.”

Zemra pra është kryesuese e organeve të trupit, mbrojtëse e të gjitha gjymtyrëve dhe nëse është e shëndoshë, shëndoshet edhe tufa, e nëse prishet, prishet edhe tufa.

Zoti i peshon gjërat sipas zemrës e nijetit e jo sipas formës e gjuhës: “Zoti nuk i shikon format tuaja por i shikon zemrat tuaja.” “Veprat shpërblehen sipas nijetit dhe çdonjëri do të shpërblehet sipas qëllimit.”

Ky është statusi i veprave të zemrës dhe i çështjeve të shpirtit në Islam. Ne nuk i kemi theksuar këto gjëra ngase i përkasin etikës e jo hallallit e haramit, dhe për këtë shkak edhe i kanë studiuar dijetarët muslimanë të etikës e sufizmit dhe i kanë quajtur “Sëmurje të zemrës”, duke i analizuar shkaqet e shërimet në bazë të Kur’anit e Sunnetit të pastër. Të gjitha këto çështje shpirtërore, Imam Gazaliu i ka përmbledhur në një të katërtën e enciklopedisë së tij Ihjauulûmid-dîn, dhe i ka titulluar “Sëmurje fatale”, ngase janë faktorë të shkatërrimit në këtë botë dhe në botën tjetër.

Kur i theksuam të ndaluarat, patëm për qëllim vetëm mëkatet e kryera e jo edhe ato të lëna, ngase mëkatet janë dy lloje: praktikimii asaj që është e ndaluar dhe mospraktikimi i asaj që është e urdhëruar.Lloji i dytë i mëkatit nuk ka qenë subjekt i këtij libri, edhepse e kemi potencuar aty-këtu në formë të shkurtë. Sikur të dëshironimshqyrtimin e mëkateve të lëna, atëherë do të duhej të bisedonimpër një subjekt tjetër, gjegjësisht do të duhej t’i shqyrtonimtë gjitha obligimet e urdhëruara nga Zoti për muslimanët. Pa dyshim se mosaplikimi ose lënia pasdore e obligimeve të tilla është haram, p.sh. dituria është e obligueshme për çdo musliman e muslimane, e zhytja e muslimanit në errësirën e paditurisë konsiderohet haram.

Gjithashtu muslimani obligohet me farzet e namazit, agjërimit, zekatit, haxhxhit dhe parimet kryesore të Islamit. Nëse muslimani nuk i aplikon pa ndonjë pengesë ose arsye, bën mëkat prej mëkateve të mëdha, e kush tallet e i zhvlerëson, del prej Islamit.

Gjithashtu është obligim islam që ummeti të forcohet ushtarakisht për ta mbrojtur veten nga armiku i Zotit dhe nga armiku i vet. Këtë obligim ummeti e ka në përgjithësi e udhëheqësit në veçanti, dhe mosaplikimi i obligimit të tillë konsiderohet haram dhe turp i madh.

Këtë trajtim e kanë edhe obligimet tjera në jetën individuale e kolektive.

Ne nuk pretendojmë se i kemi përfshirë të gjitha llojet e hallallit e haramit, por e kemi theksuar vetëm atë që duhet ta dijë çdo musliman se çka i lejohet e çka i ndalohet në jetën individuale, familjare e shoqërore.

Këtë e kemi bërë ngase shumica e njerëzve nuk i dinë vendimet ose urtësinë e hallallit e haramit, ose i lënë pasdore e i zhvlerësojnë.

U orvatëm të tregojme urtësinë e madhe të sheriatit islam në çështjet e hallallit e haramit, kështu që secili që posedon dy sy, të shohë se Zoti i Madhëruar nuk lejon me qëllim që të bëhet i butë ndaj njerëzve e as që ndalon për ta vështirësuar jetën, por cakton atë që është në favor të tyre, që mbron fenë, botën, shpirtin, mendjen, moralin, pasurinë dhe qenien e tyre njerëzore, qoftë për individin apo shoqërinë.

Të gjitha ligjet pozitive njerëzore janë defektive e të pakompletuara. Faktorët ligjdhënës, qofshin individë, qeveri ose parlamente, mbrojnë interesin material dhe i anulojnë vlerat e fesë e moralit, si dhe gjithmonë janë të mbyllur në rrethet e ngushta nacionaliste e territoriale pa u kujdesur fare për botën e madhe dhe për njerëzinë e gjerë. Këta miratojnë ligje për kohën e tashme e të caktuar, ndërsa e lënë pasdore të nesërmen e tyre dhe e injorojnë të ardhmen. Para së gjithash, këta janë njerëz që karakterizohen me dobësi, epshe e përkufizime:  

“Vërtet ai (njeriu) i bëri padrejtësi vetes dhe është i padijshëm”. (Ah'zâb, 72)

Kështu, nuk duhet habitur fakti se legjislacionet pozitive janë shkurtpamëse, të cekta, materialiste e të përkohshme, ashtu siç nuk duhet habitur edhe nga njerëzit ligjdhënës që lejojnë apo ndalojnë sipas qejfeve të tyre e sipas dëshirës së mendimit publik, edhe pse ka njohuri rreth rrezikut dhe dëmit të madh që mund të pasojnë. Si shembull konkret mjafton të cekim lejimin e alkoolit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe anulimin e ndalimeve të mëparshme, edhe pse dihej dëmi individual, familjar e shoqëror prej tij.

Sheriati islam është i pastër krejtësisht nga mangësitë e tilla, ngase është Ligj nga Krijuesi që i di dhe që i njeh krijesat e veta, di se ç’është në favor e ç’është në dëm të tyre, për çka janë të aftë e për çka jo!

“All-llahu di të dallojë qëllimkeqin nga qëllimmiri.” (El- Bekare, 220)

Ai, si Krijues, di se ç’bën krijesa:

“A nuk e di Ai që ka krijuar kur dihet se Ai depërton në thellësi të sekreteve, i njeh hollësitë.” (Mulk, 14)

Ai është sheriat i Zotit të urtë, që ndalon mënyrën shkel e shko e që nuk lejon rastësisht, por çdo gjë krijon me masë dhe të gjitha ligjet e Tij janë harmonike.

Ai është sheriat i Zotit të mëshirshëm, që dëshiron të ofrojë lehtësim për robërit e vet e jo vështirësim. Si të mos veprojë kështu kur Ai është më i mëshirshëm se nëna ndaj fëmijës së vet?

Ai është sheriat i Sunduesit të fuqishëm që s’ka nevojë për (ndihmën) e robërve të vet, nuk anon nga ndonjë sekt, gjini apo gjeneratë ose ndokujt t’ia lejojë atë që ua ndalon të tjerëve. Si të veprojë kështu, kur Ai është Zot i të gjitha botëve?

Këtë bindje e ka muslimani ndaj Ligjit të caktuar nga Zoti rreth hallallit, haramit dhe çështjeve të tjera. Ai e pranon me bindje të plotë, me zemër të mbushur përplot pëlqim e zbatim dhe me dëshirë të flaktë për aplikim. Ai beson se lumturia e tij në këtë botë dhe shpëtimi i tij në botën tjetër varen nga respektimi i rregullave të Zotit, që urdhërojnë e ndalojnë dhe që kanë të bëjnë me hallallin e haramin.

Do të theksojmë dy shembuj nga jeta e muslimanëve gjatë periudhës së parë (islame), me qëllim që ta ilustrojmë atë se si kujdeseshin për respektimin e rregullave të Zotit rreth hallallit e haramit dhe si shpejtonin në aplikimin e tyre:

Shembulli i parë

Kur biseduam rreth ndalimit të verës, thamë se arabët shumë e përdornin dhe e pinin nëpër tubime. Meqë Zoti e dinte realitetin e tillë, filloi ta ndalojë në mënyrë graduale derisa u shpall edhe ajeti që e ndalon në mënyrë definitive dhe që e cilëson si vepër të ndytë nga shejtani. (Mâide, 90)

Kështu, Pejgamberi a.s. ndaloi konsumimin e verës, shitjen dhe dhurimin e saj jomuslimanëve, dhe në atë rast muslimanët iu përgjigjën pozitivisht dhe të gjitha sasitë e alkoolit që i kishin të deponuara, i derdhën nëpër rrugët e Medines.

Edhe më shumë na habit fakti se kur e dëgjoi një grup ajetin ndalues, edhe pse i kishin gotat në dorë të mbushura e të papërfunduara, i gjuajtën duke iu përgjigjur fjalës së Zotit: “Pra, a po i jepni fund!”, “O Zot, përfunduam!”

Nëse e krahasojmë këtë fitore të dukshme kundër alkoolit në territorin islam me dështimin e hatashëm të SHBA-ve1 kur dëshiruan ta pengojnë alkoolin me ligje e forcë, do të konkludojmë se njerëzve më tepër u konvenon ligji qiellor, i cili mbështetet në ndjenja e besim para se të mbështeten në fuqi e qeveri.

Shembulli i dytë

Ky shembull ka të bëjë me gratë e para muslimane të cilat iu përgjigjën pozitivisht ndalimit të zbukurimit sipas traditës paraislame pas vendimit të Zotit, dhe veshjes e mbulesës së urdhëruar.

Gruaja paraislame e kishte zakon të ecë me gjoks të hapur, fythapur, flokëlëshuar dhe vathhapur, mirëpo Islami ia ndaloi këtë mënyrë të xhahilijetit paraislam dhe i urdhëroi të dallohet nga gratë paraislame, të mbulohet e t’i mbulojë gjoksin, fytin dhe veshët së bashku me kokën.

Nëna e besimtarëve, zonja Aishe r.a. transmeton se si e pranuan këtë ligj hyjnor gratë e muhaxhirëve e të ensarëve në shoqërinë e hershme islame, kryesisht ligjin për ndryshimin e rëndësishëm të jetës së grave në formë, zbukurim e veshmbathje.

Aisheja thotë: “Zoti i mëshiroftë gratë e para muhaxhire... Kur Zoti e shpalli ajetin

“Le të vejnë shamitë mbi kraharorin e tyre” (Nûr, 31),

i grisën teshat e tyre për t’u mbuluar.”2

Një grup grash u ulën një ditë afër saj dhe filluan t’i përmendin vlerat e grave kurejshite, e ajo u tha: “Gratë e Kurejshit kanë vlera mirëpo unë nuk kam parë më të vlefshme se gratë e ensarëve, më besnike ndaj Librit të Zotit e më të bindura në Kur’an. Kur zbriti sureja “Nûr”: “Le të vejnë shamitë mbi kraharorin e tyre”, burrat e tyre shkuan dhe ua lexuan atë që e shpalli Zoti për to. Kur ia recitonin gruas, vajzës, motrës ose ndonjërës nga familja, menjëherë grisnin ndonjë teshë dhe e mbulonin trupin nga bindja në atë që ua shpalli Zoti xh.sh. në Kur’an. Kështu, kur shkonin të falin namazin pas Pejgamberit a.s., dukeshin sikur të kishin sorra në kokë.”3

I tillë ishte qëndrimi i grave besimtare ndaj ligjeve të Zotit për to, shpejtimi i tyre në realizimin e urdhrave të Tij dhe largimi nga ndalimi i Tij pa hamendje, pa dyshim dhe pa pritje. Ato nuk pritnin të kalojnë një ose dy ditë derisa të blejnë diçka të përshtatshme për mbulimin e kokës ose për mbulimin e kraharorit, por përdornin çdo lloj teshe, pa marrë parasysh ngjyrën, e nëse nuk gjenin diçka, i shqyenin teshat që i kishin dhe e mbulonin kokën, pa menduar fare për pamjen e tyre që dukeshin sikur të kishin sorra në kokë (sipas përshkrimit të Aishesë r.a.).

Ne dëshirojmë të potencojmë se nuk mjafton vetëm njohja e qartë e hallallit dhe haramit. Edhe pse gjërat janë të qarta për çdo musliman përsëri vërejmë se shumë muslimanë zhyten në haram dhe hyjnë syhapur në zjarr. Pra, këtu obligohet edhe devotshmëria ndaj Zotit, e cila dirigjon çdo gjë, ose, sipas të shprehurit modern, obligohet ndjenja e gjallë e cila e udhëzon në hallall dhe e ndalon nga harami. Kjo ndjenjë zhvillohet vetëm në sferën e besimit në Zotin xh.sh. dhe në botën tjetër.

Nëse muslimani ka njohuri të mira për rregullat e fesë e të sheriatit të saj dhe vetëdije vigjilente, atëherë do t’i posedojë të gjitha të mirat. Të sakta janë fjalët e Pejgamberit a.s.: “Nëse Zoti dëshiron të mirën e ndonjë individi, shpirtin e tij ia bën këshilltar!”1

Të përfundojmë me lutjen e njohur nga paraardhësit tanë:

“O Zoti im, me hallallin Tënd bëmë të pavarur nga harami Yt, me respektin ndaj Teje bëmë të pavarur nga gabimet ndaj Teje, ndërsa me begatitë tua bëmë të pavarur nga çdokush tjetër përpos Teje!”

Falënderimi i takon All-llahut i cili na udhëzoi në këtë, meqë sikur të mos na udhëzonte, nuk do të ishim të udhëzuar!

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Recensor

Dr. Ismail Ahmedi

Redaktor gjuhësor - korrektor

Fatmire Ajdini - Hoxha

Përgatitja kompjuterike

Urim R. Poshka

P.H. "Logos-A"

II Mak. brigada TC "Treska" X/7

91000 Skopje - R. Macedonia

Tel./Fax: (091) 611-508

Shtypi "Focus" - Shkup

Spored misleweto na Ministerstvoto za kultura br. 08/1-6892/2 od 9.12.1997, za knigata Dozvolenoto i nedozvolenoto vo Islamot se pla}a povlastena dano~na stapka.

Sipas mendimit të Ministrisë për Kulturë nr. 08/1-6892/2 të datës 9.12.1997, për librin Hallalli dhe harami në Islam bëhet pagesa e lehtësuar tatimore.

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 15 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës