Nxënësit e SH.F.M.U "Emin Duraku" në Prizren, kanë organizuar grumbullimin e veshmbathjeve të ndryshme

         Nxënësit e SH.F.M.U "Emin Duraku" në Prizren, në kuadër të aktiviteteve bëmirëse, kanë organizuar grumbullimin e veshmbathjeve të ndryshme, të dedikuara për fëmijët në nevojë. Gjatë këtij aksioni, nxënësit e shkollës, kanë dhuruar rroba, kryesisht për dimër, në mënyrë që edhe fëmijët e tjerë të mbrohen nga acari i dimrit.

Pa dyshim, ky solidarizim altruist, është një shembull i mirë edhe për nxënësit e shkollave të tjera.

Gjatë ditëve në vijim, këto ndihma do të shkojnë në vendin e duhur.

Me këtë rast, një mirënjohje meritore ia dedikojmë personelit të shkollës, në krye me drejtorin shembull, z. Rrahim Bekteshi, edhe për bashkepunimin me Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit, shoqatën "Bereqeti", dega në Prizren!

 

 

 

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 10 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës