Me rastin e festës së Kurban Bajramit, KBI i Prizrenit, organizoi shpërndarjen e dhuratave modeste për fëmijë

    Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, organizoi shpërndarjen e dhuratave modeste për fëmijë. Aktiviteti u organizua në qendër të qytetit të Prizrenit, pranë xhamisë “Sinan Pasha”, ndërsa në shpërndarjen e tyre mori pjesë edhe Kryetari i Këshillit, Mr. Besim ef. Berisha. 
Këto dhurata, janë donacion nga pastiqeria “KONAKU” – pronë e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit. 
Vlen të përmendet se Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, në këto ditë, në prag të festës së Kurban Bajramit, ka bërë shpërndarjen e një sasie të mishit (sadaka), donacion nga Bashkësia Islame e Kosovës, si dhe të disa pakove ushqimore.
Allahu Kabul kurbanin, ibadetet dhe të gjitha bëmirësitë!

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 9 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës