IMAGE KBI në Prizren, për nder të Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së, dhuroi 100 pako ushqimore

    Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, për nder të Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së, dhuroi 100 pako ushqimore Shoqatës së Dëshmorëve të UÇK-së. Falenderojmë Kryetarin e Shoqatës, z. Xhavit Berisha për pritjen!
IMAGE Me rastin e festës së Kurban Bajramit, KBI i Prizrenit, organizoi shpërndarjen e dhuratave modeste për fëmijë

    Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, organizoi shpërndarjen e dhuratave modeste për fëmijë. Aktiviteti u organizua në qendër të qytetit të Prizrenit, pranë xhamisë “Sinan Pasha”, ndërsa në shpërndarjen e tyre mori pjesë edhe Kryetari i Këshillit, Mr. Besim ef. Berisha. Këto dhurata, janë donacion nga pastiqeria “KONAKU” – pronë e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit. Vlen të përmendet se Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, në këto ditë, në prag të festës së Kurban Bajramit, ka bërë shpërndarjen e një sasie të mishit (sadaka), donacion nga Bashkësia Islame e Kosovës, si dhe të disa pakove ushqimore.Allahu Kabul kurbanin, ibadetet dhe të gjitha bëmirësitë!
IMAGE KBI-Prizren, 10 familjeve me nevojë u ka dërguar dru për nevoja familjare

        Në kuadër të ndihmave që po ju ofrojmë familjeve nevojtare, dje, me datë 12.06.2018, ekipi ynë, 10 familjeve me nevojë u ka dërguar dru për nevoja familjare.    
IMAGE KBI- Prizren, bëri shpërndarjen e pakove ushqimore edhe për 120 familje tjera me nevojë

        Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, dje me datë 11.06.2018 bëri shpërndarjen e pakove ushqimore edhe për 120 familje tjera me nevojë. Për dy ditë rradhazi u ndihmuan ne total 200 familje. Ekipet tona vizituan këto familje nëpër shtëpitë e tyre. Ditët në vazhdim do të jemi në teren me aksione tjera humanitare!
IMAGE Për nder të Natës së Madhe të Kadrit, KBI-Prizren, bëri shpërndarjen e pakove ushqimore

        Për nder të Natës së Madhe të Kadrit, dje, me datë 10.06.2018, e diele, Këshillit i Bashkësisë Islame në Prizren, bëri shpërndarjen e pakove ushqimore për 80 familje me nevojë.    
IMAGE KBI-Prizren në bashkëpunim me organizatën IHH-Holandë, bënë shpërndarjen e mishit të kurbanit

                        KBI-Prizren në bashkëpunim me organizatën IHH-Holandë, më 03.09.2017, bënë shpërndarjen e mishit të kurbanit në disa pjesë të qytetit të Prizrenit.
IMAGE KBI-Prizren, përmes donacioneve nga vëllezërit e motrat tona nga mërgata, vazhdonë t'u dalë në ndihmë

      KBI-Prizren, përmes donacioneve nga vëllezërit e motrat tona nga mërgata, vazhdonë t'u dalë në ndihmë edhe disa familjeve të varfëra, me gjëra ushqimore, veshmbathje, dru, etj.Falënderim të pamasë për mërgimtarët tanë.
IMAGE Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit organizoi shpërndarjen e veshmbathjeve të ndryshme për komunitetin rom

          Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit organizoi shpërndarjen e veshmbathjeve të ndryshme për komunitetin rom, në kampin e romëve në Prishtinë. Këto veshmbathje janë një kontribut i qytetarëve nga Komuna e Prizrenit.
IMAGE KBI-Prizren ka shperndare ndihma per nevojtare

          KBI-Prizren ka shperndare ndihma per nevojtare per nder te kurban Bajramit.
IMAGE Ambasadorja e Turqise znj. Kivilcim Kilic vizitoi KBI Prizren

             Ambasadorja e Turqise znj. Kivilcim Kilic vizitoi KBI Prizren, me këtë rast uroi kryetarin Besim ef. Berisha dhe te gjithë qytetarët e Prizrenit per festën e Kurban Bajramit.

KBI-Prizren në bashkëpunim me organizatën IHH-Holandë, bënë shpërndarjen e mishit të kurbanit

                        KBI-Prizren në bashkëpunim me organizatën IHH-Holandë, më 03.09.2017, bënë shpërndarjen e mishit të kurbanit në disa pjesë të qytetit të Prizrenit.

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 11 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës