Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit organizoi mbledhjen e rregulltë me imamët e komunës së Prizrenit

Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit organizoi mbledhjen e rregulltë me imamët e komunës së Prizrenit.
- Mbledhjen e kryesoi kryetari mr. Besim ef. Berisha, me këtë rend të ditës:
1) Diskutim rreth draftit mbi ndryshimet në kushtetutën e BIRK-ut;
2) Raportimi i administratës së KBI-Prizren për vitin 2022;
3) Ramazani 2023;
4) Mësim-besimi, Mektebi;
5) Të ndryshme
- Meqë ishte mbledhja e parë pas vdekjes së tyre, fare në fillim imamët e lexuan një ‘Fatiha’ të përbashkët për shpirtat e dy imamëve merhum, Behlul ef. Hoxhaj dhe Abdija Kuljic, që ndërruan jetë në pjesën e fundit të vitit 2022.
- Mbledhja filloi me lexim të Kur’anit, nga imami Ajdin ef. Thaqi.
- Gjatë mbledhjes, në të gjitha pikat, imamët diskutuan gjerësisht, duke dhënë ide konstruktive;
- Sektorët e administratës së KBI-Prizren raportuan për aktivitetet gjatë vitit 2022.
- Pati ide konstruktive në lidhje me organizimet për Muajin e Ramazanit.
- Po ashtu, imamët dhanë mendimet e tyre rreth mektebit dhe sfidave të terrenit.
Mbledhja kaloi në frymë vëllazërore.

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 21 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Bashkësia Islame e Kosovës

Bashkësia Islame e Kosovës