Hatme në xhaminë ‘Haxhi Kasëm’, Prizren!

Jemi mësuar të shohim fëmijtë, por kësaj radhe hatme të Kur’anit bënë të rriturit dhe është për t’u vlerësuar tepër.
12 nxënës moshërritur nga xhamia ‘Haxhi Kasëm’, Prizren, e mësuan leximin e Kur’anit te imami i xhamisë, Gëzim ef. Danjolli dhe para tij e bënë hatme atë.
Në këtë solemnitet mori pjesë kryetari i Këshillit të BI-së Prizren, mr. Besim ef. Berisha dhe kryeimami dr. Orhan ef. Bislimaj, të cilët e vlerësuan lartë përkushtimin e imamit për t’ua mësuar njerëzve fjalën e Zotit.
Po ashtu, i përgëzuan shumë të gjithë nxënësit e Kur’anit, moshërritur.
Pa dyshim, ata që ia mësyejnë shkronjave të Kur’anit dhe e bëjnë hatme, është dëshmi se ata njerzë veçse e kanë një nivel të sipërisë njerëzore e qytetare mbi të tjerët.
Gjithkush nuk e ka këtë fat!
Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kush dëshiron që të flasë me Zotin, le të lexojë Kur’an!”
Zot, na begato të gjithëve me bereqetin e Kur’anit!
Zoti e shpërbleftë imamin, Gëzim ef. Danjolli për këtë punë permanente e afatgjate!