KBI-Prizren më 28.12.2022 mbajti mbledhje me Departamentin e Gruas të Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit

KBI-Prizren mbajti mbledhje me Departamentin e Gruas të Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit.
Gjatë mbledhjes u diskutua mbarëvajtja e mësim-besimit në mekteb dhe mbarëvajtja e ligjëratave për gjininë femërore, për periudhën e deritanishme.
Në fjalimet e tyre, kryetari mr. Besim ef. Berisha, kryeimami dr. Orhan ef. Bislimaj dhe koordinatorja znj. Mergime Kalenderi, diskutuan rreth dinamikës së këtyre aktiviteteve, vështirësive të terrenit, përmbajtjes së planprogrameve, efekteve, si dhe aspektet që duhet ndryshuar për një punë akoma më të mirë.
Gjatë takimit, mualimet dikutuan rreth sfidave në punë, po edhe dhanë ide të vyeshme.
Sivjet, pra gjatë vitit 2022, Departamenti i Gruas numëron 25 mualime të përgatitura që mbulojnë aktivitete të mektebit dhe ligjëratave për gra.

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 13 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Bashkësia Islame e Kosovës

Bashkësia Islame e Kosovës