‘Mektebi për të rritur’ e mbajti orën e parë mësimore

‘Mektebi për të rritur’ e mbajti orën e parë mësimore
Dje, më datë 4 dhjetor 2022, filloi mektebi për të rritur, që do po mbahet në xhaminë ‘Mehmet Terziu’, në lagjën Terzimahalla të Prizrenit, dy herë nw javë.
Nëpërmjet këtij organizimi, KBI-Prizren synon që të ofrojë mundësinë e mësim – leximit të Kur’anit, për të gjithë moshërriturit, e që e kanë dëshirë jetësore një gjë të tillë.
Bereqeti i mësimit të Kur’anit është shumë i madh.
Nxito, mundësia për regjistrim është akoma e hapur, kontakto mualimin Hedon ef. Thaqi (+38345343248).
Zot i Madhërishëm, shtoje bereqetin e Kur’anit!