Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, qëndroi për ngushëllime në familjen e hoxhës, Behlul ef. Hoxha

Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, I shoqëruar nga sekretari I përgjithshëm, Ahmet ef. Sadriu, drejtori për diasporë, Ekrem ef. Simnica, zyrtari Agim ef. Gashi dhe kryeimami i Prizrenit, dr. Orhan ef. Bislimaj, qëndruan për ngushëllime në familjen e hoxhës, Behlul ef. Hoxha, që ndërroi jetë dje, më 9 nëntor 2022.
Myftiu Tërnava, në emër të Kryesisë së BIRK-ut, e ngushëlloi familjen dhe farefisin, duke e lutur Allahun e Madhërishëm që shpirtin e hoxhës ta mëshirojë me xhennet. Ai, e vlerësoi kontributin shumëvjeçar të Behlul ef. Hoxha, që shërbeu në detyrën e imamit, për më se katër dekada radhazi.
Nga ana e tyre, trashëgimtarët e imamit, tashmë merhum, e falënderuan Myftiun Tërnava dhe delegacionin e Kryesisë së BIRK-ut për vizitën në këto momente pikëllimi.

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 45 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme Archives - Bashkësia Islame e Kosovës