Hyrja e talebeve në leximin e Kur’anit!

Në këtë fundjavën që shkoi, disa prej mektebeve të xhamive të komunës së Prizrenit, filluan me leximin e Kur’anit Fisnik në origjinal, ashtu siç i ka zbritur Muhamedit a.s. nga Allahu i Madhërishëm, përmes melekut (Xhibrilit).
Kontakti i parë me Kur’anin është një moment i paharrueshëm, sepse bëhet fjalë për Fjalën e Zotit, Kur’anin. E, këtë moment ata e shënuan në mënyrë solemne.
Xhamitë që kanë filluar me leximin e Kur’anit, janë:
- Xhamia ‘Medina’, mualim Arif ef. Memedaj;
- Xhamia e fshatit Lubinjë e Epërme, mualim Fatmir ef. Sezairi;
- Xhamia ‘Bilalli r.a.’, mualim Hysni ef. Poniku;
- Xhamia e fshatit Mushnikovë, mualim Nailj ef. Skenderi;
- Xhamia e Poshtme në Zhur, mualim Dibran e Shkëndije Omaj;
- Xhamia ‘Terxhuman Iskender’, mualim Shqipron ef. Saramati
- Xhamia e fshatit Grnçar, mualim Anel ef. Avdija;
- Xhamia ‘Aliu’, mualim Adem ef. Morina;
- Xhamia ‘Omeri r.a.’, mualim Nexhat ef. Arifi;
- Xhamia ‘Daru Selam’, mualim Azmir ef. Jusufi;
- Xhamia ‘Kurilla’, mualim Agim ef. Gashi;
- Xhamia ‘Mesxhidi’, mualim Sezer ef. Mitrovica;
- Xhamia ‘Haxhi Rrustem Shporta’;
- Xhamia ‘Haxhi Kasëm’;
- Xhamia e fshatit Novosellë
Ndërsa, edhe shumë xhami të tjera, pritet të hyjnë në këtë javë, apo në javët e ardhshme.
Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kush dëshiron që të flasë me Allahun, le të lexojë Kur’an.”
P.S.
Foto të dërguara nga disa prej mektebeve!

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 18 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme Archives - Bashkësia Islame e Kosovës