Kryetari i KBI në Prizren, priti në takim lamtumirës Koordinatorin e Shoqatës Kulturore dhe Edukative “Stambolli”, Hfz. Ismail ef. Selim

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, mr. Besim ef. Berisha, kryeimami dr. Orhan ef. Bislimaj dhe sekretari dr. Faruk ef. Ukallo, pritën në takim lamtumirës Koordinatorin e Shoqatës Kulturore dhe Edukative “Stambolli”, Hfz. Ismail ef. Selim.
Kryetari Berisha e falënderoi atë për angazhimin dhe punën 22 vjeqare në vetëdijesimin, ngritjen edukative, ndihmën në aspekte te ndryshme që i ka bërë popullit tonë e në veçanti Prizrenit. Me këtë rast simbolikisht iu dha një fletë falenderim edhe për angazhimin e tij vullnetarë në faljen e teravive me hatme në xhaminë Sinan Katib.
Ai u shpreh i gëzuar që po ndahet nga Kosova duke lënë pas kaq miq e punë të mira. Gjithashtu tha se po shkon duke e lënë gjysën e zemrës në Kosovë.
Allahu xh. sh. Hafizit të nderuar i dhashtë shëndet dhe suksese në vazhdim!
 
 
 

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 20 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme Archives - Bashkësia Islame e Kosovës