Më datë 10 e 11 shtator, mektebi filloi mirë e mbarë me orën e parë mësimore

Më datë 10 e 11 shtator, mektebi filloi mirë e mbarë me orën e parë mësimore në të gjitha xhamitë e komunës së Prizrenit.
Shokët e shoqet, të gjithë si vëllezër e motra, në ditën e parë, me ngazëllim e buzëqeshje evokuan kujtimet e tyre nga pushimet verore.
E, imamët e mualimet e bënë evidentimin e grupeve dhe i mirëpritën me dhurata modeste. Ata, i porositën talebet që t’i lajmërojnë të gjithë shokët e shoqet e tjera që të prezentojnë me rregull në mësimet e mektebit.
Pejgamberi a.s. ka thënë:
“Pa krahasimisht, fjala më e mirë është fjala e Allahut (Kur’ani), kurse udhëzimi më i mirë është ai i Muhamedit a.s.”
Prindër, motivoni fëmijtë për mekteb, në mënyrë që ta mësojnë Fjalën e Udhëzimin më të mirë!

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 15 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme Archives - Bashkësia Islame e Kosovës