13 nxënës nga Mushnikova e bënë Hatme Kur’anin

Sot, Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit – xhamia e fshatit Mushnikovë, organizoi ceremoninë solemne me rastin e mbarimit të HATMES, nga vijuesit e rregullt të mektebit të xhamisë.
Në këtë tubim të hajrit, morën pjesë shumë xhematlinjë e qytetar nga fshati dhe më gjerë.
Imami i xhamisë Nailj ef. Skenderi, me shumë suksese ua mësoi leximin e Kur’anit 13 nxënësve, prej tyre 6 vajza e 7 djemë. Në fjalën e tij, imami Skenderi, i falënderoi të pranishmit për prezencën e tyre, e në mënyrë të veçantë prindërit për interesimin dhe bashkëpunimin e tyre.
Në emër të KBI-Prizren, të pranishmit i përshëndeti kryeimami dr. Orhan ef. Bislimaj, i cili e vlerësoi lartë angazhimin e imamit të fshatit, si dhe i përgëzoi prindërit për vetëdijen e tyre të lartë në motivimin e fëmijëve të tyre.
Ceremonia u mbajt në xhaminë e fshatit, filloi me lexim të Kur’anit, ndërsa mbaroi me duanë e Hatmes.
Në fund, Këshilli i BI-së iu shpërndau nxënësve nga një ‘çertifikatë’ për ndjekjen e mektebit, si dhe nga nëj dhuratë modeste.
Sipas traditës, duaja e Hatmes është një moment feste.
Zoti e shpërbleftë imamin Nailj ef. Skenderi për këtë kontribut.
Shumë urime e shëndet për nxënësit! Inshallah, Kur’ani u bëhet dritë në këtë botë, kurse xhennet në ahiret!
për më shumë kliko:

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 20 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme Archives - Bashkësia Islame e Kosovës