Dy prona vakufnore në Landovicë të Prizrenit

Sot, para namazit të xhumasë, në prani të këshillit të xhematit të xhamisë, imami i fshatit Landovicë, Benjamin ef. Arifi, në cilësinë e përfaqësuesit të Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, organizoi ceremoninë e pranimit të dy pronave vakufnore për KBI-Prizren nga dy xhematlinj të të njëjtit fshat:
1) Haxhi Hamdi Gashi dhuroi pronën në Landovicë, në sipërfaqe afërsisht prej 6 ari; dhe
2) Djemtë e haxhi Maxhunit dhe të haxhi Ganisë e dhuruan pronën në Landovicë, në sipërfaqe afërsisht prej 15 ari, sadakë për shpirtin e prindërve të tyre.
Po ashtu, sot filloi edhe ndërtimi i shtëpisë së xhamisë, që do të mundësojë funksionalizimin e xhamisë për pesë kohët e namazit.
E lusim Allahun e Madhëruar që t’ua bëjë kabull këtë hajrat, t’ua shumëfishojë pasurinë dhe t’i shpërblejë me mirësitë e Tij në dynja e ahiret!
për më shumë kliko:

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 21 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme Archives - Bashkësia Islame e Kosovës