Program Festiv për Kurban Bajram 2022!

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Departamenti i Gruas i KBI-Prizren, organizoi program festiv me mbi 500 talebe nga disa mektebe të xhamive.
Aktiviteti u mbajt në ambient të hapur, n’Kej në shadërvan të Prizrenit, ku mori pjesë kryeimami dr. Orhan ef. Bislimaj, znj. Rita Drini - asistente e kryetarit të komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj, znj. Mergime Kalenderi – koordinatore e DG-së, etj.
Në emër të KBI-Prizren, kryeimami dr. Orhan ef. Bislimaj mbajti një fjalë rasti para fëmijëve e prindërve, ku ua uroi festën e kurban Bajramit, si dhe i përgëzoi fëmijët për vullnetin e tyre të madh në ndjekjen e mësimeve të mektebit.
Talebet e mektebit, grupe-grupe manifestuan recitale, skeç, ilahi, lojëra sportive, poezi, etj., që motivojnë për besim në Zotin, qytetari, mirësjellje, edukatë, punë, arsimim, dashuri për atdheun, etj.
Me zërin e tyre brilant, programin e zbukuruan edhe veteranët e mektebit, vëllezërit Deniz e Menduh Allajbegu nga Prizreni.
Në fund, u shpërndanë dhuratat e Bajramit për talebet.
Një falënderim meritor u takon mualimeve, që kanë punuar me telebet bashkë me koordinatoren znj. Kalenderi.
për më shumë kliko:

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 20 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme Archives - Bashkësia Islame e Kosovës