KBI-Prizren mbajti mbledhje me Departamentin e Gruas të Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit

KBI-Prizren mbajti mbledhje me Departamentin e Gruas të Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit.
Në këtë takim, kryetari mr. Besim ef. Berisha e kryeimami dr. Orhan ef. Bislimaj diskutuan rreth mësim-besimit me fëmijë, organizimit të ligjëratave për gra, si dhe rritjes së aktiviteteve fetare akoma më shumë për gjininë femërore.
Shtrirja e aktivitetet fetare për gra nëpër xhami të ndryshme, është një proces që ka nisur nga fillimi, porse do të vazhdojë gjersa ta mbulojmë çdo xhami të komunës së Prizrenit, së paku njëherë në javë.
Gjatë takimit, mualimet dikutuan rreth sfidavë në punë, po edhe shpalosën sugjerimet e tyre për një organizim akoma më të mirë, përfshirë edhe aspketet që ndërlidhen me planin mësimor.
Aktualisht, departamenti i gruas i KBI-Prizren, numron mbi 21 mualime, që mbulojnë aktivitete të mektebit dhe ligjëratave për gra, në mbi 30 xhami.
për më shumë kliko:

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 28 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme Archives - Bashkësia Islame e Kosovës