Rindërtimi i xhamisë së vjetër në fshatin Planejë

Rindërtimi i xhamisë së vjetër në fshatin Planejë
Kryeimami dr. Orhan ef. Bislimaj, priti në takim një delegacion nga fshati Planejë, i prirë nga kryetari i fshatit, z. Zenun Shehu. Pjesë e takimit ishte edhe sheh Tahir Shehu nga Planeja.
Gjatë takimit kryeimami Bislimaj dhe delegacioni i fshatit Planejë biseduan rreth fillimit të punimeve për rindërtimin e xhamisë së vjetër, duke kërkuar ndihmën dhe bashkëpunimin e tyre.
Ai i njoftoi se KBI-Prizren i ka bërë të gjitha përgatitjet dhe punimet pritet të fillojnë brenda disa ditësh.
Nga ana e tij, kryetari Shehu shprehu falënderim për interesimin e Bashkësisë Islame për rindërtimin e kësaj xhamie të vjetër, duke shtuar se banorët e mirëpresin këtë iniciativë, edhe për faktin se kjo xhami, ka qenë emblematike në atë rajon, ku ka shërbyer për të gjithë fshatrat e brezit kufitar, përfshirë edhe për ata të pjesës së Shqipërisë.
Xhamia daton që nga viti 1785. Fatkeqësisht, e njëjta është rrënuar gjatë luftës në vitin 1999 dhe ka ngelur gërmadhë deri në sot.
Së fundmi, KBI-Prizren, në bashkëpunim me fshatin kanë ndërmarrë iniciativën për rindërtimin e kësaj xhamie, në të njëjtin vend dhe me të njëjtin plan.
E mirëpresim ndihmën e bëmirësave për ta rindërtuar këtë xhami, sa më shpejtë, e cila do ta rikuptimësojë Planenë, Gorozhupin dhe atë pjesë të zonës së Pashtrikut.
 
 

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 17 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme Archives - Bashkësia Islame e Kosovës