Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, mbajti mbledhjen e rregullt me muezinët e Komunës së Prizrenit

Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, mbajti mbledhjen e rregullt me muezinët e Komunës së Prizrenit.
Në këtë mbledhje, të udhëhequr nga kryetari i KBI-Prizren, mr. Besim ef. Berisha, administrata e Këshillit të BI-së Prizren i njoftoi muezinët për aktivitetet dhe realizimet gjatë vitit 2020 dhe 2021.
Kryeimami, dr. Orhan ef. Bislimaj, kërkoi nga muezinët që të vazhdojnë në thirrjen e ezanit me rregull dhe mirëmbajtjen e pastërisë në xhamitë e Prizrenit. Po ashtu, kërkoi mobilizim akoma më të madh gjatë verës, kur pritet të ketë frekuentim akoma më të madh nga mërgata dhe mysafirë të tjerë.
Muezinët diskutuan edhe për shumë çështje dhe problematika të ndryshme. Pati edhe propozime konkrete për realizim gjatë vitit 2022.
Si gjithmonë, frymë vëllazërore dhe vullnet për punë! Vetëm në qytetin e Prizrenit, janë të punësuar më se 35 muezinë.
Mbledhja u mbajt në sallën e Hotel Theranda në Prizren.
për më shumë kliko:

 

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 11 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme Archives - Bashkësia Islame e Kosovës