Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, mbajti mbledhjen e rregullt me imamët e Komunës së Prizrenit

Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, mbajti mbledhjen e rregullt me imamët e Komunës së Prizrenit.
Në këtë mbledhje, të cilën e kryesoi kryetari i Këshillit mr. Besim ef. Berisha, administrata e Këshillit të BI-së Prizren raportoi para imamëve për aktivitetet dhe realizimet gjatë vitit 2020 dhe 2021.
Kryeimami, dr. Orhan ef. Bislimaj raportoi rreth aktiviteteve fetare dhe zhvillimit të jetës fetare gjatë këtyre dy viteve të pandemisë Covid 19. Më shumë u ndal rreth funksionimit të mektebit dhe sfidave të pandemisë, ku imamët patën rastin që të diskutojnë hapur rreth përvojave të tyre nga terreni.
Sekretari, dr. Faruk ef. Ukallo, raportoi rreth problematikave me të cilat është përballur sekretaria.
Zyrtari për financa, z. Elmedin Mexhiti, raportoi rreth realizimeve buxhetore të Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, përfshirë edhe detajet mbi hyrje-daljet e arkës.
Zyrtari për shërbime fetare, Erol ef. Raka, raportoi për sfidat e mëdha në menaxhimin e shërbimeve fetare gjatë këtyre dy viteve të pandemisë.
Imamët, patën rastin që t’u parashtrojnë pyetje zyrtarëve të përmendur, për çfarëdo çështje apo pa qartësi që kanë mundur të kenë, ashtu që kanë marrë përgjigje nga udhëheqësit e sektorëve.
Në një pikë të veçantë të rendit të ditës, imamët diskutuan rreth mektebit. Kryeimami i informoi se përveç planprogramit për nivelin e parë, së shpejti do të jetë i gatshëm në tërësi edhe planprogrami për nivelin e dytë të mektebit.
Po ashtu, imamët diskutuan edhe për shumë çështje dhe problematika të ndryshme, me të cilat përballet bashkësia myslimane në Kosovë.
Pati edhe propozime konkrete për realizim gjatë vitit 2022. Si gjithmonë, frymë vëllazërore dhe vullnet për punë!
Mbledhja u mbajt në sallën e Hotel Theranda në Prizren.
“Ulematë në tokë janë si yjet në qiell, me të cilët njerëzit udhëzohen në errësirat e tokës dhe të detit…” (hadith).
Zot i Madhërishëm, mos e lë këtë vend pa ulema!
 
për më shumë kliko:

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 131 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme Archives - Bashkësia Islame e Kosovës