Kryetari i KBI në Prizren, mr. Besim ef. Berisha morri pjesë në iftarin tradicional të organizuar nga KBI-Ulqin

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, mr. Besim ef. Berisha me bashkëpunëtorë, morri pjesë në iftarin tradicional të organizuar nga KBI-Ulqin.

Në këtë tryezë të bereqetshme iftari, Kryeimami i KBI Ulqin, Ali ef. Bardhi, përshëndeti të pranishmit, uroj nga zemra muajin e Madhërishëm të Ramazanit dhe arritjen me shëndet të plotë të Bajramit.

Kryetari Berisha, përcjelli selamet dhe urimet e të gjithë nënpunësëve të KBI Prizren, vlerësoi lartë punën dhe angazhimin e Mexhlisit të Ulqinit, të cilët po e vazhdojnë një traditë të bukur Ramazani duke i bashkuar rreth sofrës së bereqetshme Myftinitë e Shkodrës dhe Prizrenit.

 

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 129 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme Archives - Bashkësia Islame e Kosovës