KBI-Prizren priti në takim një delegacion të lartë nga Rijaseti i Bashkësisë Islame të Bonjës e Hercegovinës

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, mr. Besim ef. Berisha, së bashku me Kryeimamin dr. Orhan ef. Bislimaj dhe anëtarin e Këshillit, Anel ef. Avdija, pritën në takim një delegacion të lartë nga Rijaseti i Bashkësisë Islame të Bonjës e Hercegovinës, të prirë nga Mensur Pašalić dhe Muhamed Jugo.

Ata përcollën selamet e Reisul Ulemasë të Bosnjës dhe Hercegovinës, Husein ef. Kavazović, gjithashtu u shprehën falenderues për mikpritjen.

Kryetari Berisha iu dëshiroj qëndrim të mirë në Kosovë dhe aktivitete të bereqetshme në vendet e banuara me qytetar të komunitetit boshnjak.

Takimi ishte i frytshëm dhe vëllazëror!

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 21 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme Archives - Bashkësia Islame e Kosovës