Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, mr. Besim ef. Berisha, priti në takim një delegacion të lartë nga Fondacioni i Diyanetit të Republikës së Turqisë

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, mr. Besim ef. Berisha, priti në takim një delegacion të lartë nga Fondacioni i Diyanetit të Republikës së Turqisë, në përbërje nga Veysi Kaya, Drejtor për Kulturë dhe Edukim në Diyanet, Rıdvan Dinç, Drejtor i Medresesë Ndërkombëtare “Şehit Münir Alkan” në Terkirdağ, Abdylkadir Sylka, Ekspert për shërbime edukativo-arsimore në Diyanet-Ankara dhe Zymer Ramadani, sekretar i përgjithshëm pranë zyres së Këshilltarit për Çështje Fetare në Ambasadën e Republikës së Turqisë në Prishtinë.
Kryetari Berisha i informoi për ecurinë e punëve në këtë Këshill, i njoftoi me pritshmëritë dhe sfidat në pergjithësi.
Mysafirët u ndanë të kënaqur me pritjen dhe angazhimin e KBI-Prizren.
Takimi ishte i ngrohtë dhe vëllazëror..!

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 16 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme Archives - Bashkësia Islame e Kosovës