Myftiu Naim ef. Tërnava, vizitoi sot Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, vizitoi sot Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit, në të cilin u prit nga kryetari i këtij Këshilli, Besim ef. Berisha.
Myftiu Tërnava falënderoi kryetarin dhe nëpunësit fetarë për kontributin dhe përkushtimin e tyre dhënë për mbarëvajtjen e jetës fetare në Prizren. Ai premtoi përkrahjen e vazhdueshme të Kryesisë dhënë për këshillat e BI-së në tërë Kosovën.
Kryetari Berisha e falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën dhe për përkrahjen e vazhdueshme dhënë për Këshillin e Prizrenit.
Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për arritjet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ky Këshill, si dhe për tema të tjera me rëndësi për Këshillin e Prizrenit.

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 35 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme Archives - Bashkësia Islame e Kosovës