1003 nxënës nga mektebet e xhamive të komunës së Prizrenit, i nënshtrohen ‘testit përfundimtar’ për nivelin e parë

Nesër, më datë 5 mars 2022 (e shtunë), 
Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, ka bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e ‘testit përfundimtar’ për nivelin e parë të mektebit. Testi do të mbahet po thuajse në të gjitha xhamitë e komunës së Prizrenit, përkatësisht në ato ku ka pasur mësime të mektebit.
Kryeimami dr. Orhan ef. Bislimaj dhe komisioni fetaro – arsimor i KBI-Prizren, në përbërje të hfz.Daut ef. Lezi, Valon ef. Ibrahimi dhe dr. Gykan ef. Shipkovica, në mbledhjen e mbajtur sot më datë 4 mars 2022, i përfunduan të gjitha përgatitjet e nevojshme për zhvillimin normal të këtij procesi.
Në takim mori pjesë kryeimami i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Vedat ef. Sahiti dhe zyrtari i lartë Abedin ef. Sadriu, ku panë nga afër përgatitjet. Po ashtu, kryeimami Sahiti e mbajti dhe ligjëratën (hytben) e xhumasë, në xhaminë ‘Sinan Pasha’ në Prizren.
Niveli i parë i mektebit ka filluar më 7 mars 2020 dhe është shoqëruar me shumë sfida, kufizime e ndërprerje të gjata për shkak të rrethanave që prodhoi pandemia Covid 19.
Ftojmë të gjithë nxënësit e mektebit që të marrin pjesë në testin përfundimtar, sipas orarit të përcaktuar.
për më shumë kliko:

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 25 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme Archives - Bashkësia Islame e Kosovës