Sot, Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren e vizitoi Komandanti i Stacionit Policor-Prizren, z. Vehbi Zekolli

Sot, Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren e vizitoi Komandanti i Stacionit Policor-Prizren, z. Vehbi Zekolli me bashkëpunëtorë.
Ata u pritën nga Kryetari i KBI-Prizren, mr. Besim ef. Berisha, i cili u shprehi falënderime dhe respekte Policisë së Kosovës për mbajtjen e rendit dhe rregullit në shoqëri.
Njëherit edhe ia uroi poziten e re komandantit Zekolli dhe i dëshiroj suksese e shëndet.
Komandanti Zekolli vlerësoi lartë punën dhe angazhimin e Bashkësisë Islame në Prizren për parandalimin dhe luftimin e dukurive negative në shoqëri me theks të veçantë tek të rinjtë.
Takimi ishte konstruktiv dhe miqësor!
për më shumë kliko:

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 32 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme Archives - Bashkësia Islame e Kosovës