Vizitë Ushtrisë së Kosovës në Prizren

Një delegacion i nxënësve të mektebit nga disa xhami të Prizrenit, dje më datë 16.02.2022, e vizituan Ushtrinë e Kosovës, në Prizren për nder të 17 shkurtit 2022, përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Bashkë me nxënësit ishte kryeimami dr. Orhan Bislimaj, koordinatorja e departamentit të gruas, mualimja Mergime Kalënderi, si dhe disa mualime të tjera.
Ata u mirëpritën nga komandanti, Major Gëzim Sada dhe bashkëpunëtorët e tij, i cili e vlerësoi kontributin e Bashkësisë Islame për shoqërinë tonë, në të gjitha periudhat.
Nxënësit e vizituan muzeun e luftës, që gjendet në kompleksin e kazermës së Ushtrisë, ku qëndrojnë fotografitë e dëshmorëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zona Operative e Pashtrikut.
Vlen të përmendet se Njësiti i Deminimit në Prizren numron mbi 120 trupa, por ka bërë një punë të mrekullueshme gjithandej Kosovës. Ata, kanë pastruar rreth 60 milion m2 hapësirë të minuar dhe kanë eleminuar rreth 100 mijë mjete të rrezikshme eksplozive, e që është ekuivalent me shpëtimin e po aq jetëra të njerëzve.
Zoti e ruajtë Ushtrinë tonë, e që ka qenë ëndërr e këtij populli.
për më shumë kliko:

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 10 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme Archives - Bashkësia Islame e Kosovës