Dita botërore e mbulesës

Më datë 1 shkurt është Dita botërore e mbulesës. Këtë ditë shumë shtete e shënojnë me aktivitetet të ndryshme. Viteve të fundit po shënohet edhe në Kosovë, me qëllim të vetëdijësimit qytetar për respektimin e mbulesës si traditë fetare e kulturore e popullit tonë.
Me rastin e kësaj ngjarjeje, Departamenti i Gruas i KBI-Prizren, organizoi disa aktivitete.
Më 31 janar 2022, organizoi një anketë me qytetare, në Prizren, për të marrë opinionin e tyre në lidhje me mbulesën. Një pjesë e tyre nuk e dinin se 1 shkurti është dita e mbulesës, kurse një pjesë tjetër veçse kishin njohuri.
Por ajo që është me rëndësi, të gjitha respondentet kanë pasur opinion pozitiv për mbulesën dhe konsideratë të madhe për vajzat e mbuluara, duke i cilësuar si qytetare shembullore, të shoqërueshme, punëtore, të ndershme, respektuese, besnike, familjare, humane dhe asnjëra prej tyre nuk kishte ndonjë opinion negativ. Madje, pati edhe prej femrave të krishtera që shfaqën konsideratën e tyre për mbulesën dhe kjo ishte domethënëse.
Ndërsa më 1 shkurt 2022, Departamenti mbajti tribunën fetare, në xhaminë ‘Sinan Pasha’ në Prizren, me tmën: ‘Mbulesa, në mes obligimit fetar dhe sfidave bashkëkohore’, me ligjërueset: Arjeta Sallashi (mualime) nga Prizreni dhe Mr. Besarta Fazliu (psikoterapeute pozitive) nga Prishtina. Këshillat e tyre për mbulesën qenë mbresëlënëse dhe zgjuan interesimin e të pranishmeve.
Po ashtu, gjatë këtyre dy ditëve, Departamenti ka shpërndarë trëndafila me nga një thënie të Pejgamberit a.s., në qendër të Prizrenit.
Natyrisht, shënimi i kësaj date është paraprirë nga imamët me ligjëratën e tyre në xhumanë e datës 28 janar 2022, nëpër të gjitha xhamitë e Komunës së Prizrenit.
 
për më shumë kliko:
 

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 43 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme Archives - Bashkësia Islame e Kosovës