KBI-Prizren mbajti mbledhje me Departamentin e Gruas të Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit

KBI-Prizren mbajti mbledhje me Departamentin e Gruas të Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit.
Në këtë takim, kryetari mr. Besim ef. Berisha e kryeimami dr. Orhan ef. Bislimaj diskutuan rreth rëndësisë së departamentit të gruas si dhe fuqizimin e aktiviteteve fetare akoma më shumë për gjininë femërore.
Prej muajit qershor 2021 aktivitetet fetare për gra janë shtrirë në disa xhami të Prizrenit dhe fshatrave përreth. Plani është që të kemi në të gjitha xhamitë, së paku njëherë në javë, në mënyrë që edhe gratë të përfitojnë ashtu siç përfitojnë burrat prej xhumasë.
Gjatë takimit, mualimet shpalosën sugjerimet e tyre për një organizim akoma më të mirë, përfshirë edhe aspketet që ndërlidhen me planin mësimor.
Aktualisht, departamenti i gruas i KBI-Prizren, numron 16 mualime, që mbulojnë aktivitete të mektebit dhe ligjëratave për gra.
Ftojmë të gjitha gratë e interesuar, që të marrin pjesë në aktivitetet e departamentit të gruas.

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 22 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme Archives - Bashkësia Islame e Kosovës