KBI në Prizren së bashku me ShKA 'Śarski Behar', organizuan një mbrëmje të pasur me Kur'an, ilahi, kaside e ligjërata

Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, te xhumanë me datë 26.11.2021, në Shtëpinë e Kulturës 'Xhemajli Berisha', së bashku me ShKA 'Śarski Behar', organizuan një mbrëmje të pasur me Kur'an, ilahi, kaside e ligjërata.
Kjo natë është menduar të jetë një organizim kryesishtë për komunitetin Boshnjak, e pa veçuar askë nga besimtarët, ngase, ashtu si i ka hije Prizrenit, u fol dhe u recitua në tre gjuhë, Shqip, Boshnjakisht dhe Turqisht.
Programin e filloi me lexim të Kur'anit Hfz. Daut ef. Lezi, Imam në xhaminë Emin Pasha, më pas të pranishmit i nderoi me disa ilahi edhe Driton ef. Salihu, Imam në Suharekë.
Mbrëmjen e zbukuruan edhe më tepër, me ilahi e recitale, mysafiret nga Novi Pazari i Sanxhakut, Kori i Vajzave 'Stamboll'. Ato ishin të mrekullueshme në ekzekutimet e tyre profesionale të veprave artistike.
Falënderim të veçantë për Edis Jonuzin dhe Edis Mustafiç, gjithashtu të gjithë anëtarëve të 'Śarski Behar', po ashtu edhe donatorëve të cilët mundësuan këtë organizim.
Falënderime dhe nderime për mësuesin dhe hoxhën, njëherit udhëheqësin e korit të vajzave, Djevad Zejneloviç.
Qytetarët u ndanë tepër të kënaqur dhe falënderuan KBI-Prizren për këtë organizim madhështorë.
 
 
 

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 23 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme Archives - Bashkësia Islame e Kosovës