Vizita në Republikën e Turqisë - 2021

Vizita në Republikën e Turqisë
Prej datës 22-27 tetor 2021, Këshilli i BI-së Prizren zhvilloi vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë.
Delagacioni përbëhej nga kryetari mr. Besim ef. Berisha, anëtari i Kryesisë së BIRK-ut, prof. Reshat ef. Mexhiti, kryeimami dr. Orhan ef. Bislimaj, sekretari dr. Faruk ef. Ukallo, anëtarët: Fetah ef. Bekolli, Afrim ef. Memaj, hfz. Daut ef. Lezi, mr. Kujtim ef. Bislimaj, dhe Valon ef. Ibrahimi.
Si gjithmonë mikëpritja nga vëllezërit turq ishte mjaftë e ngrohtë dhe për këtë organizim, duhet falënderuar Bashkësinë Islame të Turqisë (Diyanetin), Myftinia e Edirnes, myftiun z. Alettin Bozkurt, i cili e bëri koordinimin e kësaj vizite.
Gjatë qëndrimit në Turqi, delegacioni nga Prizreni, pati takime dhe vizita të ndryshme, në disa komuna: Tekirdag, Çanakkale, Edirne dhe Stamboll.
Në komunën e Tekirdagit, delegacioni vizitoi Myftininë, ku u mirëprit nga dy ndihmësit e myftiut, z. Yusuf Bektaş dhe Şaban Apaydın si dhe drejtori Emin Yılmaz, ky i fundit me prejardhje shqiptare. Po ashtu vizituan edhe shtëpinë muze të poetit të madh turk, Namik Kemali, Qendrën e Trajnimeve për imamët, si dhe disa xhami të mëdha, si: Orta xhami, Eski xhami, Rrustem Pasha xhami, etj.
Në komunën e Çanakkalasë, delegacioni vizitoi kompleksin e kalasë ‘Çimenlik Kalesi’, kompeksin e dëshmorëve të çanakkalasë ‘57. Piyade Şehitliği’, 1915 Hilali Ahmer Hastane Sergisi’, ku u pritën nga ndihmës myftiu i Çanakkales Mehmet Bal dhe Myftiu i Komunës Eceabat z. Sinan Çetin.
Në komunën e Edirnes, delegacioni u mirëprit nga myftiu i nderuar z. Alettin Bozkurt dhe stafi i myftinisë, pastaj nga valiu i Edirnes, z. Ekrem Canalp, nga rektori i universitetit të Trakias, prof.dr. Erhan Tabakoğlu, nga drejtori i drejtorisë së arsimit, z. Önder Arpacı. Gjatë qëndrimit në Edirne, delegacioni vizitoi shumë monumente e institucione, si: xhamia üç şerifeli, Eski xhami, xhaminë e madhe Selimiye, Kur’an Kursin, etj.
E, gjatë qëndrimit në Stamboll, delegacioni vizitoi institutin ‘Ilmiye Vakfi - darul ilim’, xhaminë Çamlixha, Fatih, Sulltan Ahmet, Aya Sofia, etj., kurse pjesën tjetër të kohës e shfrytëzoi për vizita të lira.
Pa dyshim, ishte një vizitë e dobishme, për shumë aspekte që ndërlidhen me punët e Bashkësisë Islame. Natyrisht nuk mungoi dhe përkrahja e tyre.
Për më shumë kliko:

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 11 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës